Vuçiç jep urdhrin për ngritjen e avionit ushtarak: “Të sulmohet droni armik”

Vuçiç jep urdhrin për ngritjen e avionit ushtarak: “Të sulmohet droni armik”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dhënë urdhër që të eleminohet çdo dron armiqësor që shihet në territorin serb dhe për të filluar përgatitjet për të mbrojtur Serbinë nga “pushtues” të tjerë.

Siç shkruajnë mediat serbe, arsyeja e këtij vendimi të presidentit serb, erdhia pas supozimi se disa dronë të panjohur vëzhguan pozicionet e ushtrisë serbe.

“Presidenti vendosi të ndërmarrë këtë hap pas incidentit që ndodhi në zonën mbi Merdar dhe në afërsi të Rashkës, kur dronët e panjohur vëzhguan kazermat dhe pozicionet e Forcave të Armatosura të Serbisë”, shkruan mediumi i afërt me pushtetin në Serbi, ‘Novosti’.

Avionët serb, të njohur si “MiG 29” janë ngritur në qiell në aksionin e vëzhgimit dhe sulmit të mundshëm ndaj “avionëve të armikut”.

Ndryshe, gjatë së martës, ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviç, në një paraqitje televizive, deklaroi se “Vuçiç, si komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Serbisë, ka lëshuar urdhër që Forcat e Armatosura të Serbisë, të jenë në gatishmëri në atë mënyrë që mund t’i përgjigjen çdo detyre”.

Por, duke shtuar se kjo ngritje e nivelit të gatishmërisë ushtarake nuk duhet kuptuar se Serbia po përgatitet për luftë.

Sipas tij, e gjitha kjo përgatitje e ushtrisë ka të bëjë me situatën aktuale në Kosovë, pas skadimit të afatit për konvertimin e targave ilegale në ato RKS dhe fillimit të zbatimit të vendimit të shkallëzuar për këtë çështje.

CATEGORIES
Share This