Ndër të tjera, profesori shtoi se opozita është e ‘verbëruar’, pasi me zgjedhjet e reja do të shkojë drejt ‘zhdukjes’ së saj.
“Partitë opozitare aq janë të verbuar saqë mendojnë se qytetarët e Kosovës i duan e do i votojnë duke mos logjikuar se jo që nuk do mund fitojnë, por do shkojnë drejt zhdukjes së tyre. Pastaj mbajtja e zgjedhjeve parlamentare pas sulmit të terroristëve serbë në veri e ka kuptimin e realizimeve politike të presidentit të Serbisë, Vuçiqit, i cili pas humbjes turpëruese e qyqare të terroristëve të tij në Banjskë, zgjedhjet e reja në këtë situatë humbëse për terroristin e Serbië, Vuçiqin, do ishin satifaksione freskuese psikologjike për shkak se aq keq e rëndë është traumatizuar nga debakli i terroristëve të tij serbë në Banjskë nga policia e Albin Kurtit”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.
Sipas Mehazit, zgjedhjet e reja do t’i fuqizonin ende më shumë Kurtin dhe Osmanin, derisa partitë opozitare do pësonin debakël zgjedhor.