Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Italisë mes Juventus dhe Inter përfundoi në barazim 1-1, por fundi i ndeshjes ishte i zjarrtë.
Ishte Romelu Lukaku që pasi shënoi nga pika e bardhë dhe provokoi tifozerinë vendase me festën e tij duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë.
Por, tensioni mbeti dhe u shfaq sërish pak çaste më vonë kur përfundoi ndeshja.
Juan Cuadrado kërkoi të sqarohej me Samir Handanovic, por nervat tradhtuan kolumbianin që goditi me grusht kapitenin e Inter.
Ndërkohë, Gjykata Sportive në Itali ka marrë edhe vendimet me aktet e shëmtuara në “Allianz Stadium” ku ka dënuar Cuadradon me tre ndeshje pezullim ndërsa Handanovic me një ndeshje pezullim.
Sakaq, klubi i Juventusit do të vuajë edhe një gjobë prej 4.000 eurosh teksa për një ndeshje, tribuna pas porte e bardhezinjve do të qëndrojë e mbyllur./Telegrafi