Agim Veliu-Albin Kurtit: Je një mashtrues me kravatë!•
Deputeti i LDK-së, Agim Veliu, ka hedhur kritika në drejtim të Albin Kurtit sa i përket dy viteve qeverisje.Veliu tha se Kurti bëri gjithçka për të ardhur në pushtet, duke shkaktuar edhe gjakderdhje.
“Albin qove shume pluhur e tym, shkaktove edhe gjakdardhje derisa erdhe ne pushtet. Derisa u ule aty ku je i pergjake edhe rrugët me gjakun e atyre që te besuan verbërisht. I bëre te gjitha derisa erdhe në pushtet. Erdhe me moton “qëllimi justifikon mjetin”
“Erdhe me premtime të mëdha për ta çkapur shtetin. Për dy vjet vetem shkaktove kriza dhe varfërove popullin. Erdhe me logjikën e dikatorit që sa më shumë te varfërosh popullin aq më shumë të nënshtrohet. Sot kemi një Albin mashtrues me kravatë” tha Veliu në Kuvend