Napoli dhe Amir Rrahmani kanë vazhduar marrëveshjes mes tyre deri në vitin 2027 me opsion për të vazhduar edhe për një vit tjetër.
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, ishte ndër më meritorët që Napoli u shpall kampion i Serie A.
Klubi ka njoftuar zgjatjen e kontratës me një postim në rrjetet sociale.
“SSC Napoli njofton se ka zgjatur kontratën për paraqitjen sportive të futbollistit Amir Rrahmani deri më 30 qershor 2027 me opsionin e klubit për ta vazhduar atë deri më 30 Qershor 2028”, thuhet në njoftim.
Rrahmani kishte kaluar në Napoli nga Hellas Verona, ku tregoi po ashtu paraqitje shumë të mira./Telegrafi