“Kryetarët largohen prej ndërtesave, ndalen operacionet policore, zgjedhje të reja”/ Të gjitha kërkesat që Borrell i parashtroi sot Kurtit

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell ka thënë se në takimet që i ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin, janë pajtuar se duhet të ketë zgjedhje të hershme në katër komunat veriore të Kosovës.

“Takimi i sotëm nuk u fokusua në shumë në çka por në atë se si dhe kur – do të qetësohet situata në terren, me shumë konkrete, si të organizohen zgjedhje të reja dhe si të kthehen në dialog dhe të zbatojnë të gjitha detyrimet e dialogut, në veçanti marrëveshjen e fundit në rrugën e normalizimit”, tha Borell të enjten.

Borrell tha se duhet të ndalet operacionet policore përreth ndërtesave komunale, kryetarët e zgjedhur duhet të largohen dhe ta kryejnë punën nga diku tjetër, derisa të mbahen zgjedhjet e reja të parakohshme.

Borrell tha se kanë biseduam edhe për arrestimet në Serbi e Kosovë. Ai tha se Vuçiqit i ka thënë që t’i lirojë menjëherë dhe pa kushte tre policët kosovarë, kurse për pretendimet për keqtrajtim ndaj të burgosurve serbë në Kosovë, Borrelli tha se me këtë çështje do të merret EULEX-i.

“Theksova se arrestimet arbitrare ose të paligjshme apo keqtrajtimi i të burgosurve është krejtësisht i papranueshëm. EULEX-i do të luajë rol të fuqishëm në monitorimin e këtij konteksti. I theksova presidentit Vuçiq që tre policët kosovarë që po mbahen në Serbi, duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte.

Dhe duke e përmbledhur, mendoj se i kemi gjetur mënyrat e mundshme për të ecur përpara, por të dy palët duhet të tregojnë rezultate në përkushtimet e tyre, në veçanti për Kosovën rreth disa pretendimeve për trajtimin e të burgosurve dhe arsyet për disa arrestime, dhe kërkova për hetime të plota dhe vlerësime të këtyre situatave, dhe për të marrë masa të duhura”, deklaroi Borrelli.

Borrell ka kërkuar që të de-eskalohet situata, duke thënë se Kurti dhe Vuçiq janë të vetëdijshëm për këtë, por kanë qëndrime të kundërta.

Për katër orë rresht, në Bruksel, Borrell dhe i dërguari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, kanë zhvilluar “një seri takimesh për menaxhimin e krizave”, fillimisht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe më vonë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)