Turqia po vazhdon ta bllokojë Suedinë: Nuk ka anëtarësim në NATO pa i dorëzuar ‘terroristët’ kurd

Turqia po kërkon që shteti suedez të fillojë ekstradimin ose dëbimin e ‘terroristëve’ kurdë përpara samitit të NATO-s, i cili pritet të mbahet në muajin korrik në Vilnius.

Edhe pse Suedia ka hequr dorë nga ndalimi i shitjes së armëve për Turqinë dhe ka ndryshuar ligjet e saj kundër terrorizmit, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka sinjalizuar se kjo nuk do të mjaftojë.

Turqia po kërkon ekstradimin e më shumë se 130 personave, kryesisht separatistë kurdë, raporton bloomberg.

Në mesin e tyre ka përkrahës të dyshuar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë si organizatë terroriste, por edhe mbështetës të Forcave Vetëmbrojtëse kurdo-siriane (IPG) dhe ndjekës të imamit turk, Fethullah Gulen, i cili dyshohet se organizoi grusht shtetin në vitin 2016 dhe tani jeton në Pensilvani, SHBA.

Aleatët e NATO-s i kanë bërë vazhdimisht thirrje Turqisë që të miratojë kandidaturën e Suedisë, duke argumentuar se vendi i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme.

Nëse Suedia do të bashkohej me Aleancën e Atlantikut të Veriut, NATO do të fitonte kontrollin mbi Detin Baltik dhe do të kishte një pozicion të rëndësishëm në rajonin e Arktikut.

Pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda aplikuan bashkërisht për anëtarësim në NATO.

Finlanda përfundoi procesin e anëtarësimit në aleancë në muajin prill, ndërsa Turqia bllokoi kërkesën e Suedisë, duke e akuzuar vendin se po strehon aktivistët politikë të kërkuar për terrorizëm në shtetin turk.

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)