Kështu ka konfirmuar për Insajderin drejtori i shkollës, Fatmir Emini teksa shtoi se gjendja e tyre është stabile, por që për shkaqe sigurie nga Podujeva tre nxënësit janë dërguar për në QKUK.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 8:50, një qen i racës belg, gjinia ka qenë femër ka hy në oborrin e shkollës sipas informative, dera e hyrjes së shkollës ka qenë e hapur ka hy në korridor dhe është largu nga punëtorët teknik. Gjatë daljes punëtorët teknik e kanë larguar prej oborrit të shkollës, dhe ka dalë jashtë oborrit të shkollës qeni. Disa nxënës që kanë qenë në një kafiteri aty afër shkollës, ku nxënësit shërbehen edhe me ushqime, aty ju ka vërsul nxënësve, e kanë lajmëruar policinë, kanë ardhë në vendin e ngjarjes. Janë të lënduar 3 ndërsa 5 tjerë duke ik prej tij kanë pësuar disa gërvishtje, por 3 janë që i ka sulmuar qeni”, ka konfirmuar drejtori për Insajderi.
“Ne kemi qenë bashkë me drejtorin e Arsimit dhe zyrtarin për informim kemi qenë edhe në qendrën emergjente edhe në polici, na kanë konfirmu që nuk janë në rrezik diçka mirëpo na kanë informu që janë përcjell për në QKUK për shkak se mundet me qenë helmues, dhe i kanë marrë trajtimet”, ka thënë ai.
I njëjti qen iu është vërsulur edhe zyrtarëve policorë, tha drejtori. Ai konfirmoi poashtu se edhe prindërit janë kontaktuar nga ana e tij.
“Pasi jam kthy, i kam telefonu të gjithë prindërit, por sipas informative i njëjti qen edhe policëve iu ka vërsul”, tha Emini.