Përfaqësuesi i lartë ua shfuqizoj vendimet anti – Dejton të asamblesë së Republika Serpska, Dodik thotë se nuk do t’i pranojë këto vendime

Presidenti i entitetit “Republika Srpska” në Bosnje dhe Hercegovinë, Millorad Dodik, ka thënë se Asambleja Kombëtare e entitetit që ai kryeson nuk do t’i pranojë vendimet e marra nga, siç thotë Dodik, “përfaqësuesi i lartë i rremë” Christian Schmidt.

Kjo deklaratë e Dodikut vjen një ditë pasi përfaqësuesi i Lartë i Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë, Schmidt, anuloi dy vendime anti-Dejton të asamblesë së entitetit të Republikës Srpska, lidhur me mospublikimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë dhe moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Ne nuk do të pranojmë asnjë vendim që ai [Schmidt] ka marrë. Nëse Zyra e Prokurorit dhe Gjykata e Bosnje dhe Hercegovinës veprojnë sipas vendimeve të tij, ne do ta miratojmë një ligj në Republikën Sërpska që refuzon atë Zyrë Prokurorie dhe Gjykatë”, tha Dodik, udhëheqësi pro-rus i serbëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe presidenti i Aleancës qeverisëse të Social Demokratëve të Pavarur në Republikën Sërpska (SNSD).

Në fjalimin e tij për mediat, Dodik tha gjithashtu se është e mundur që “Republika Sërpska të thërrasë një referendum për çështje të rëndësishme” deri në fund të vitit.

Në ushtrimin e tij të fundit të kompetencave të Bonit, Schmidt ndryshoi edhe dispozitat e Kodit Penal të Bosnje dhe Hercegovinës, duke e zgjeruar atë në mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të trajtohen si vepër penale, njëjtë si mosbindja ndaj vendimeve të Përfaqësueses së Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë.

Zyrtarët e Republikës Srpska të udhëhequr nga Dodiku kundërshtojnë legjitimitetin e përfaqësuesit të Lartë sepse emërimi i tij zyrtar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u kundërshtua nga Kina dhe Rusia.

Dodik tha se ishte një “sulm i sinkronizuar, i poshtër, i projektuar ndaj Republikës Srpska dhe Serbisë me qëllim të përmbysjes së autoriteteve në Republikën Sërpska dhe Serbi”.

“Në këtë moment ka një sulm të sinkronizuar ndaj meje si president i Republikës Srpska dhe Vuçiqit si president i Serbisë”, tha Dodik, pa shpjeguar pse vendimet e përfaqësuesit të Lartë janë “goditje për Serbinë dhe Vuçiqin”, pasi që ato janë të vlefshme dhe të zbatueshme ekskluzivisht në territorin e Bosnje dhe Hercegovinës. /rel

  • Postime të ngjashme

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes,…

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Tyson Fury zotohet të jetë “më i fokusuar” gjatë ndeshjes së tij të unifikuar të kampionatit të peshave të rënda me Oleksandr Usyk më 21 dhjetor në Riad, Arabi Saudite.…

    Mos i humbisni

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    • October 24, 2024
    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    • October 24, 2024
    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    • October 24, 2024
    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    • October 24, 2024
    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother