Çevik: Ajo që ndodhi në Bosnjë nuk do të fshihet kurrë nga kujtimet tona

Zëvendëskryetari i Agjencisë Turke të Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA) Dr. Mahmut Çevik tha se ajo që ndodhi në Bosnje nuk do të fshihet kurrë nga kujtesat tona.

8,372 mijë boshnjakë që humbën jetën në gjenocidin e Srebrenicës u përkujtuan me programin e organizuar nga Komuna Bağcılar, e mbështetur nga TİKA. Në këtë ngjarje, gratë dhe veteranët nga Srebrenica folën për vështirësitë dhe vuajtjet që përjetuan në atë kohë.

Në kuadër të programit u hap ekspozita “Paneli i 28-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës” dhe “Shamia e një nëne”, e cila u zhvillua në sallën e konferencave presidenciale të Komunës Bağcılar, ku morën pjesë ambasadori i Bosnje dhe Hercegovinës në Ankara, Adis Alagic. Kryetari i Komunës së Bağcılar, Abdullah Özdemir, Anëtari i Bordit Qendror të AK Partisë, Ahmet Bilal Kıjmaz, Guvernatori i Qarkut – Bağcılar Abdullah Uçgun, Zëvendëskryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) Dr. Mahmut Çevik, Konsulli i Stambollit të BeH-së, Enisa Komar, kryetarja e Shoqatës “Srebrenica & Jepa”, Munira Subasiç, drejtoresha e Qendrës Kërkimore pas Konfliktit Velma Sariç, drejtoresha e Qendrës Përkujtimore të Srebrenicës Potoceri, Prof.Dr. Emir Suljagiç, si dhe pjesëmarrës në këtë ngjarje ishin shumë veteranë boshnjakë, përfaqësues të OJQ-ve dhe qytetarë.

Zëvendëskryetari i Agjencisë Turke të Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA), Dr. Mahmut Çevik, si pjesëmarrës në këtë program, mes tjerash tha se historia njerëzore ka qenë dëshmitare e shumë ngjarjeve tragjike.

Gjithashtu,duke folur rreth tragjedive historike u theksua se tragjeditë kanë shkaktuar plagë të rënda në mbamendjet tona kolektive dhe individuale. “Shërimi i plotë i këtyre plagëve është një fenomen që koha nuk mund ta tejkalon. Edhe pse kanë kaluar dekada e shekuj, dhimbja gjithmonë mbetet e freskët, ndërsa ndërgjegjja mbetet gjithmonë e plagosur. Gjenocidi sistematik ndaj boshnjakëve para 28 vjetëve, mbetet të jetë një tragjedi e llojit të vet. Dhimbja e saj nuk do të shuhet kurrë dhe ajo që ndodhi nuk do të fshihet kurrë nga kujtimet tona”, theksoi Çevik.

Duke kujtuar se mijëra muslimanë të pafajshëm u masakruan në Sarajevë, Srebrenicë, Ahmiçi, Preyedor, Vareş, Zvornik dhe shumë qytete, qytete dhe fshatra të tjera, nënkryetari i TIKA-s Dr. Mahmut Çevik tha: “Vetëm kur Srebrenica ishte në duart e serbëve më 11 korrik, aty ranë dëshmorë 8372 njerëz. Ne si TIKA, i japim rëndësi të veçantë fjalës së Alija Izetbegoviqit ku thotë: ‘’gjenocidi mos të harrohet’’. Sot, “Galeria e 11 korrikut”, e cila me mbështetjen e TIKA-s u themelua në Sarajevë, është njëra ndër galeritë më të vizituara në kryeqytet, ndërsa e gjithë kjo mijëra mysafirëve nga e gjithë bota, çdo vit, ua rithekson të vërtetën e ngjarjes mbi Srebrenicën.

Ajo që vlen të theksohet është se presidenca jonë gjithashtu vazhdon përpjekjet e saj dhe angazhohet maksimalisht të punojë në transformimin e fabrikës së baterive në Potoçari – e cila gjendet në qendër të masakrës, pra në muzeun e Gjenocidit. Ne po punojmë për ta kthyer këtë vend në një muze dhe për të shprehur atë që ndodhi në Srebrenicë me gjithë lakuriqësinë e saj”, tha mes tjerash zëvendëskryetari i TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik.

Ne do të jemi insistues në realizimin e kërkesave të përgjegjësive tona

Duke thënë se historia është gjithashtu edhe dizajni i së ardhmes, Çevik tha se: “shërbimet e kryera sot do të ekzistojnë në jetën dhe kujtimet e brezave të ardhshëm. Është mbi supet tona si përgjegjësi historike të vendosim barriera para vuajtjeve që nuk duam t’i përjetojmë në të ardhmen. Ne do të jemi insistues në realizimin e kërkesa të përgjegjësive tona”, tha ai, në përfundim të recitimit të lutjeve të përbashkëta për të gjithë banorët e Srebrenicës.

Pas programit, të pranishmëve iu dhanë dhurata të ndryshme nga kryetari i Bashkisë së Bağcılar Abdullah Özdemir dhe Guvernatori i Qarkut Bağcılar, Abdullah Uçgun.

  • Postime të ngjashme

    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pasi deputetët opozitarë kanë dorëzuar sot në Prokurorinë Speciale, kallëzim penal ndaj saj me arsyetimin se subvencionimi i teksteve shkollore nga MASHTI ka…

    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    Donald Trump pritet të zgjedhë senatorin amerikan Marco Rubio si sekretar i ri i Shtetit i SHBA-së. Kjo gjë është raportuar nga disa media botërore, sipas të cilave, presidenti i…

    Mos i humbisni

    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    • November 12, 2024
    “Ne nuk do të ndalemi!”, reagon Nagavci pasi opozita dorëzoi kallëzimi penal ndaj saj

    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    • November 12, 2024
    Ai pritet të jetë sekretar i Shtetit amerikan, por cilat janë “marrëdhëniet” e Marco Rubio me Kosovën?

    Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

    • November 12, 2024
    Gjermania ka shitur 50 mijë Bitcoin me çmimin prej 50 mijë eurosh për njësi në korrik

    Si të luftojmë fryrjen e barkut?

    • November 12, 2024
    Si të luftojmë fryrjen e barkut?

    Konjufca: Po jetojmë në kohë të pasigurta

    • November 12, 2024
    Konjufca: Po jetojmë në kohë të pasigurta

    Franca: Forcat izraelite s’guxojnë të futen në zonat tona të administruara në Jerusalem

    • November 12, 2024
    Franca: Forcat izraelite s’guxojnë të futen në zonat tona të administruara në Jerusalem