Spahiu: Udhëzimi për shkarkimin e kryetarëve të veriut, hap drejt pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, ka konfirmuar të mërkurën se një udhëzim administrativ, i cili ua mundëson qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit, do të jetë gati në shtator.

Profesori Nexhmedin Spahiu, ka vlerësuar këtë iniciativë duke theksuar se një mënyrë e tillë e shkarkimit është e paeksploruar në historinë e 16-vjeçare të Kosovës.

Ai po ashtu ka shtuar se kjo është një mënyrë e sigurt për t’i detyruar kryetarët e veriut të japin dorëheqjen dhe që të vendoset një garanci për pjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhjet e ardhshme, duke e shikuar pjesëmarrjen e tyre nën prizmin e inicimit të peticionit.

“Besoj që kjo është rruga e duhur sepse mënyra përmes dorëheqjes nuk është e sigurt dhe pse ta detyrosh tjetrin të jap dorëheqje me zor. Njëri ndoshta nuk dëshiron të jap dorëheqje nuk mund ta detyrosh, me kap me lidh edhe me i thënë nënshkruaj dorëheqjen”, ka deklaruar ai.

Kështu, profesori Spahiu ka shprehur bindjen se “udhëzimi administrativ për shkarkimin e kryetarëve të veriut është një hap drejt pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje”.

“Në fund asgjë nuk na garanton se do të marrin pjesë serbët në zgjedhje, nëse ato mbahen përsëri. Kështu që nëse mbledhin 20 për qind të trupit zgjedhor të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve atëherë kjo është një lloj garancie se atëherë do të marrin pjesë në zgjedhje, nuk dihet se më çfarë përqindje por gjithsesi kjo është një lloj garancie ose ata nënshkruan t’i heqin kryetarët atëherë ata duhet edhe të dalin të votojnë”, është shprehur Spahiu për emisionin FIVE.

Gjithashtu, sipas tij, kjo nismë ka edhe një anë në rrethin diplomatik, për t’i treguar BE-së se janë në ato përpjekje për përshkallëzimin e situatës.

“Tani në veri të Kosovës valon flamuri i Kosovës respektohet rendi dhe ligji më shumë se në cilëndo pjesë të Kosovës”, ka thënë tutje ai.Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, ka konfirmuar të mërkurën se një udhëzim administrativ, i cili ua mundëson qytetarëve të komunave shkarkimin e kryetarëve të tyre përmes peticionit, do të jetë gati në shtator.

Profesori Nexhmedin Spahiu, ka vlerësuar këtë iniciativë duke theksuar se një mënyrë e tillë e shkarkimit është e paeksploruar në historinë e 16-vjeçare të Kosovës.

Ai po ashtu ka shtuar se kjo është një mënyrë e sigurt për t’i detyruar kryetarët e veriut të japin dorëheqjen dhe që të vendoset një garanci për pjesëmarrjen e komunitetit serb në zgjedhjet e ardhshme, duke e shikuar pjesëmarrjen e tyre nën prizmin e inicimit të peticionit.

“Besoj që kjo është rruga e duhur sepse mënyra përmes dorëheqjes nuk është e sigurt dhe pse ta detyrosh tjetrin të jap dorëheqje me zor. Njëri ndoshta nuk dëshiron të jap dorëheqje nuk mund ta detyrosh, me kap me lidh edhe me i thënë nënshkruaj dorëheqjen”, ka deklaruar ai.

Kështu, profesori Spahiu ka shprehur bindjen se “udhëzimi administrativ për shkarkimin e kryetarëve të veriut është një hap drejt pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje”.

“Në fund asgjë nuk na garanton se do të marrin pjesë serbët në zgjedhje, nëse ato mbahen përsëri. Kështu që nëse mbledhin 20 për qind të trupit zgjedhor të nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve atëherë kjo është një lloj garancie se atëherë do të marrin pjesë në zgjedhje, nuk dihet se më çfarë përqindje por gjithsesi kjo është një lloj garancie ose ata nënshkruan t’i heqin kryetarët atëherë ata duhet edhe të dalin të votojnë”, është shprehur Spahiu për emisionin FIVE.

Gjithashtu, sipas tij, kjo nismë ka edhe një anë në rrethin diplomatik, për t’i treguar BE-së se janë në ato përpjekje për përshkallëzimin e situatës.

“Tani në veri të Kosovës valon flamuri i Kosovës respektohet rendi dhe ligji më shumë se në cilëndo pjesë të Kosovës”, ka thënë tutje ai.

  • Postime të ngjashme

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes,…

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Tyson Fury zotohet të jetë “më i fokusuar” gjatë ndeshjes së tij të unifikuar të kampionatit të peshave të rënda me Oleksandr Usyk më 21 dhjetor në Riad, Arabi Saudite.…

    Mos i humbisni

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    • October 24, 2024
    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    • October 24, 2024
    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    • October 24, 2024
    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    • October 24, 2024
    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother