Çfarë dimë për substancën kancerogjene të gjetur në çipsat e e ardhur nga Serbia?

Substanca kancerogjene janë gjetur në disa produkte ushqimore serbe sipas Inspektoratit Shtetëror të Kroacisë.

Siç raportohet, një nivel i lartë i akrimalidit kancerogjen është gjetur në çipsa, transmeton Telegrafi.

Por çfarë dimë për Akrilamidin?

Akrilamidi (acrylamide) është një substancë kimike, e cila formohet nga ndërveprimi i aminoacideve me karbohidratet (sheqernat). Ky proces ndodh, kur ushqimet me nivel të lartë amidoni si p.sh patatet, buka, apo perime të tjera , gatuhen në temperaturë mbi 120 gradë C (skuqje, pjekje).

Akrilamidi është një nënprodukt i procesit të gatimit i cili gjendet në mënyrë natyrale tek ushqimet.

Efektet e Akrilamideve në shëndet

Testet laboratorike tregojnë se akrilamidet në dietë, shkaktojnë tumor tek kafshët. Edhe pse studimet tek njerëzit për impaktin që ka akrilamidi në shëndet nuk kanë dhënë përfundime të qarta, shkencëtaret bien dakord, se kjo substancë në ushqime ka potencialin të shkaktojë tumor tek njerëzit.

Si ta reduktojmë praninë e akrilamideve në kushte shtëpiake?

Kontrolloni ngjyrën

Si rregull gjatë skuqjes ose pjekjes së patateve, bukës apo perimeve të tjera që përmbajnë amidon, duhet të synoni ngjyren e artë.

Kontrolloni paketimin

Kontrolloni paketimin për udhëzimet e gatimit të produkteve , duke ndjekur në mënyrë të përpiktë kohën e gatimit, si dhe temperaturën në të cilën gatuani produktet.

Mos mbani patate të pagatuara në frigorifer

Mos i ruani patatet e pagatuara në frigorifer në qoftë se keni ndërmend t’i skuqni, apo piqni në temperaturë të lartë. Patatet e pagatuara duhet të ruhen në ambiente të errëta, të freskëta dhe në temperaturë mbi 6 gradë Celsius. Duke i ruajtur patatet para gatimit në frigorifer iu, shtoni formimin e sheqernave proces i njohur si “rritje e sheqernave në të ftohtë”) gjë që çon në rritjen e nivelit të akrilamideve tek patatet në qoftë se skuqen apo piqen.

  • Postime të ngjashme

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK. Ngjela në RTSH tha se…

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Rrezarti ka paralajmëruar se do ta lë shtëpinë e Big Brother. Deri këtu erdhi pas debateve me Gresën. Ai ka kërkuar të hyjë në dhomën e rrëfimeve sepse siç tha…

    Mos i humbisni

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    • October 24, 2024
    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    • October 24, 2024
    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    • October 24, 2024
    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

    • October 24, 2024
    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel