“Ylli i ri në ngritje i Kosovës” – Unioni Evropian i Xhudos shkruan për Laurën e Artë

Unioni Evropian i Xhudos i ka kushtuar një artikull special Laura Fazliut, pas triumfit që mori xhudistja jonë në Mastersin që u mbajt në Budapest të Hungarisë.

Sportistja 22-vjeçare ia doli që t’i fitonte të gjitha luftërat me spektakël, për të rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

“Medaljen e artë e ka Laura Fazliu nga Kosova. 22-vjeçarja ende flet vetëm pak anglisht”, kështu e ka filluar shkrimin Unioni Evropian i Xhudos.

Ata kanë intervistuar Distria Krasniqin, që fitoi dje (e premte) medaljen e argjendtë në këtë turne.

“Për mua kjo fitore (e Laura Fazliut) nuk është befasi. Ishte vetëm çështje kohe derisa ajo të festonte fitoren e saj të parë në turneun botëror. Laura është ylli në rritje i xhudos për ne. Ajo është pasardhësja jonë. Ajo u largua nga shtëpia e saj në Mitrovicë në moshën 14 vjeçare dhe që atëherë është duke u stërvitur me ne në Prishtinë”, ka thënë Distria për uebfaqen e tyre.

Pëër suksesin e madh të Laurës ka folur edhe trajneri i saj, Driton Kuka, që ka thënë se ajo çfarë bëri 22-vjeçarja është e pabesueshme.

“Është e pabesueshme se çfarë bëri ajo sot. Laura e meritonte të fitonte dhe padyshim që ka ende vend për përmirësim. Ajo është shpresa jonë e madhe për Los Angeles 2028, por në këtë formë ajo është gjithashtu e mirë për një medalje olimpike në Paris vitin e ardhshëm. Jam shumë krenar”, ka thënë trajneri Kuka.

Natyrisht se në këtë artikull nuk kishte se si të mungonte edhe Fazliu, që suksesin e saj e përshkroi si diçka që e ka përgatitur me shumë mund

“Që mund të qëndroj sërish në podium si në Jerusalem, e prisja këtë. Por, të marr medaljen, të festoj fitoren time të parë në turneun botëror, kjo është befasuese edhe për mua. U ndjeva shumë mirë që nga lufta e parë sot, nuk isha nervoz. Mendoj se e meritova fitoren sot. Mësova nga gabimet e mia në Jerusalem. Kur e dija se do të luftonim sërish me njëra-tjetrën në finale, mendova se mund t’i befasoja. Unë arrita ta bëj këtë. Fitimi i Masters është një hap i madh për mua. Mirëpo, synimi i madh për mua mbetet një medalje olimpike”, ka potencuar xhudistja jonë për Unionin Evropian të Xhudos./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    Policia në Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me një vepër të vjedhjes që ka ndodhur me datën 21.05.2024 rreth orës 18:15 në rrugën “ Rruste Kabashi” në…

    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

    Dy ditë më parë është arrestuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Lidhur me arrestimin e tij, sot për herë të parë ka folur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi…

    Mos i humbisni

    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    • October 23, 2024
    Policia po e kërkon këtë grua të dyshuar për vjedhje në Prizren (FOTO)

    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

    • October 23, 2024
    Arrestimi i Metës, reagon për herë të parë kryeministri Edi Rama

    Sulmohet kompania e hapësirës ajrore në Turqi, disa të vdekur

    • October 23, 2024
    Sulmohet kompania e hapësirës ajrore në Turqi, disa të vdekur

    Hovenier bën thirrje KPK-së që të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse në konkursin që ka hapur

    • October 23, 2024
    Hovenier bën thirrje KPK-së që të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse në konkursin që ka hapur

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    • October 22, 2024
    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 22, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen