Reagon ashpër Mustafë Bajrami: Këta janë islamofobë në përmasa patologjike!

Para pak ditësh në Prishtinë u mbajt Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Panelistët e ftuar enkas për këtë evinement të rëndësishëm të kulturës sonë paraqitën punimet e tyre në lidhje me kulturën, gjuhën dhe letërsinë shqiptare,raporton Gazeta Mejdani.

Ndër të ftuarit në seminar ishte edhe Oliver Jens Schmitt, profesor i historisë së Evropës juglindore në Universitetin e Vjenës.

Oliver Schmitt vite më parë pati “zbuluar” rrënjët orthodokse të Skënderbeut dhe pati shkruar se ai po mbante lidhje tepër të ngushta miqësie e familjare me serbo-sllavët. Këto “zbulime” të tij “shkencore” atëbotë ngjallën reagime të mëdha ndër shqiptarët.

Për më tepër, shumë intelektualë u ndjenë të ofenduar nga ato që i pati thënë historiani nga Austria. Natyrisht edhe kishte nxitur një pjesë tjetër të shqiptarëve ta sulmojnë Skënderbeun duke shkuar deri atje sa shkruan se Komandanti shqiptar kishte vrarë një numër të madh të shqiptarëve muslimanë të atëhershëm. Dhe atë, vetëm pse ishin muslimanë përnga feja!

Një gazetë e njohur kosovare botoi një shkrim në lidhje me fjalimin e historianit Schmitt. Shkrimi ishte njëlloj analize me një titull “bombastik” i cili iritoi besimtarët muslimanë të këtij vendi. Në portalin e po të njëjtës gazetë titulli “Me osmanizëm e islamizëm kundër identitetit kombëtar shqiptar” më tepër ishte shprehje e islamofobisë se sa pasqyronte përmbajtjen e fjalimit të historianit nga Vjena.

Ndaj këtij titulli denigrues dhe ofendues për shqiptarët muslimanë ka reaguar teologu Mustafë Bajrami.

Ai ka shkruar se titulli i lartëpërmendur është një format i islamofobisë në përmasa patologjike. “Shikoni si e shprehin armiqësinë e tyre fashizoide kundër Islamit. Si e targetojnë Islamin dhe neve muslimanëve duke shtrembëruar çdo gjë që ndërlidhet me Perandorinë Osmane e Turqinë“, ka shtuar Bajrami.

Për më tepër, Mustafë Bajrami thotë se njerëzit e këtillë patriozitmin e kanë mburojë dhe alet kamuflimi për ta sulmuar Islamin.

Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë në llogarinë e tij në Facebook:

Ja një format i islamofobisë në përmasa patologjike. Shikoni si e shprehin armiqësinë e tyre fashizoide kundër Islamit. Si e targetojnë Islamin dhe neve muslimanëve duke shtrembëruar çdo gjë që ndërlidhet me Perandorinë Osmane e Turqinë. Patriotizmin shqiptar e kanë mburojë dhe alet kamuflimi. E kanë mjet për ta sulmuar Islamin. Prandaj, çfarëdo që u thuhet këtyre, është pak në krahasim me atë që fshehin në zemrat e tyre kundër neve…!

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)