Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, ka dalë me një analizë të gjatë siç e quan ai “Rezervat dhe Dosja e Prokurorisë”. Pra lidhur me dosjen e Prokurorisë për arrestimin e dy zyrtarëve të MINT-it dhe Ridvan Muharremin, mikun e ngushtë të kryeministrit Kurti.
Sipas Mujës, sasia e munguar nuk është në vlerë 600 mijë euro, por 300 mijë.
Ai e ka kritikuar edhe dosjen e Prokurorisë.
“Është dëmtuar buxheti për 601,000 euro – ose po mungon një shpjegim shtesë ose Prokurori nuk e din matematikën elementare. Do të duhej të ishte 301,384 euro jo 601,000 euro”.