Konjufca: Opozita tek ne nuk reflekton, rezultatin e zgjedhjeve e interpreton si “populli është naiv, nuk e di çka është duke bërë”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi se është pro shkuarjes në zgjedhje, mirëpo sipas tij, që kjo të bëhet në mënyrë kushtetuese.

Ai u shpreh se përkundër se e përkrahë mbajtjen e zgjedhjeve, por pas zgjedhjeve sipas tij, do duhej që opozita të reflektojë duke pranuar rezultatin.

“Nuk do të ishte keq (mbajtja e zgjedhjeve), por mendoj, nëse nuk ndodh një skenar pas zgjedhjeve, që është pastaj qysh javën e parë opozita prapë me kërku zgjedhje. Atëherë nuk është në rregull diçka me vetë mënyrën e funksionimit të sistemit, sepse demokracitë e konsolidume, demokracitë e pjekura, shtetet të cilat vetë e kanë marrë një, kanë shumë përvojë dhe janë maturu, le të themi janë shtete të maturuara, ato kur humbet opozita, për shembull, ajo reflekton”, u shpreh Konjufca.

Sipas tij, opozita nuk e ka parë rezultatin e zgjedhjeve si një përpjekje të popullit për ndryshim, por sipas tij, këtë rezultat e ka interpretu se mazhoranca e ka mashtruar popullin.

“Te ne opozita më duket që nuk reflekton shumë. Opozita mendon që mazhoranca e ka mashtru popullin, domethënë ka ba premtime, e ka mashtru popullin. Mendoj që populli i Kosovës nuk është naiv, populli i Kosovës nuk është naiv, ai ka zgjedhë një ndryshim, një rrugë të re politike, është lodh me atë rrugën e vjetër, dhe ai e ka zgjedhë një rrugë të re politike, nuk është, nuk është mashtrim, është përpjekje e popullit për ndryshim, edhe tash opozita qysh prej javës së parë nuk e ka interpretu këtë si ndryshim shoqëror, por e ka interpretu si në njëfarë mënyre, populli është naiv, populli nuk është duke e ditur çka është duke bërë”, tha Konjufca.

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)