Milan Radoiçiq i cili u zu me video xhirime se ishte organizator i grupit terrorist që e sulmoj policinë e Kosovës të dielen nga Manastiri i Banjskës, tashmë konfirmohet se është i plagosur dhe i shtrirë në rapartin trauma 2 në Spitalin Ushtarak në Beograd.
Indeksonline ka biseduar me operatorët e spitalit ku kanë dhënë informata se ai është i shtrirë në repartin trauma 2.
Indeksonline iu sjellë edhe audip-inçizimin e bisedës me spitalin. Me të kuptuar se jemi gazetarë nga Kosova , kontaktet na janë bllokuar nga spitali në fjalë.
Ndryshe Radoiçiq me grupin terrorist në orët e para të mëngjesit kanë filluar sulmet ndaj pjestarëve të Policisë së Kosovës, ku për pasoj ka mbet i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku ndërsa ëhstë plagosur Alban Rashiti.
Ndërsa nga grupi terrorist kanë mbetë të vrarë deri tash 4 persona.
Sulmi në veri , nga institucionet vendore dhe të huaja po cilësohet terrorist dhe më i madhi që nga pas lufta. /Indeksonline/