Baton Haxhiu: Ushtria dhe Policia serbe kanë qenë gati për t’i ndihmuar sulmuesit në Banjskë, Rama e ka ditur

Gazetari Baton Haxhiu tha se ushtria dhe policia e Serbisë ka qenë e gatshme që t’i ndihmojë agresionit, për ta bërë Veriun akt të kryer. Por tha se Bashkësia Ndërkombëtare ka kërcënuar që Serbia hyn në luftë me NATO-n nëse kjo do të ndodhë.

Gazetari Haxhiu, tha se kryeministri shqiptar Edi Rama ka pas informacione të sakta se çfarë po ndodh në kufi me Kosovën dhe tha se për këto informata është shqetësuar nga qershori.

“Rama për faktin që është pjesë e NATO-s ka pas informacione të sakta se çfarë po ndodh në kufi me Kosovën, ka pas informata të sakta dhe ka paralajmëruar që nga qershori. Banjska ka qenë e paralajmëruar se do të ndodh një agresion, ku ushtria dhe policia e Serbisë ka qenë e gatshme që t’i ndihmojë këtij agresioni me datën 28-29 shtator me forcat e saja për ta bërë Veriun akt të kryer. Kjo me siguri do të dalë ndërkohë”, tha Haxhiu në Pressing.

“Dhe është Bashkësia Ndërkombëtare e cila ka kërcënuar që Serbia hyn në luftë me NATO-n nëse kjo ndodh”, u shpreh ai.

“Për këto informata z.Rama ka qenë i shqetësuar nga qershori. Raporti i Albin Kurtit me Bashkësinë Ndërkombëtare ka qenë një problem kryesor…”, tha ai.

  • Postime të ngjashme

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK. Ngjela në RTSH tha se…

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Rrezarti ka paralajmëruar se do ta lë shtëpinë e Big Brother. Deri këtu erdhi pas debateve me Gresën. Ai ka kërkuar të hyjë në dhomën e rrëfimeve sepse siç tha…

    Mos i humbisni

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    • October 24, 2024
    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    • October 24, 2024
    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    • October 24, 2024
    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

    • October 24, 2024
    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel