Të shtëna me armë zjarri ka pasur sot rreth orës 13:10, në fshatin Gadish të Gjilanit.
Si pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.
Po ashtu është konfiskuar edhe një armë e zjarrit, e cila dyshohet se është përdorur në rast.
Kështu tha për Klankosova.tv Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Osmani tha se viktima ishte dërguar për trajtim në qendren emergjente të spitalit rajonal në Gjilan, dhe sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.
“Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Gjilan në koodrinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, tha Osmani për Klankosova.tv