Qyteti i Frankfurtit do të dekorohet me drita për të shënuar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shkruan euronews.
Autoritetet lokale në Frankfurt duan të dërgojnë mesazh të paqes dhe unitetit në rrugët e qytetit – duke e dekoruar me gjysmë hëna dhe drita.
Në rrugën Grosse Bockenheimes, qytetarët e qytetit gjerman do të kenë rastin të shohin edhe mbishkrimin e dekoruar “Happy Ramadan”, rrugë kjo me e mbushur me kafiteri dhe restorante.
“Ramazani është koha kur njerëzit reflektojnë mbi atë çfarë është e rëndësishme në jetë: të kesh diçka për të ngrënë, kulm mbi kokë, paqe dhe harmoni në familje, te miqtë dhe fqinjët. Jam e lumtur që mesazhe të tilla do të shfaqen në Frankfurtin tonë”, tha për Duetsche Welle, Hilime Arslaner nga këshilli i qytetit.
Në anën tjetër, e para e qytetit Nargess Eskandari-Grunberg, tha se mesazhe të tilla janë të rëndësishme.
“Janë dritat e unitetit, kundër paragjykimit, diskriminimit, lufton racizmin kundër myslimanëve si dhe antisemitizmin”, shtoi Eskandari-Grunberg.