“Duhet të përgatitemi”. Gjenerali i NATO: Rusia ka një aftësi rindërtimi të ushtrisë të paimagjinueshme

Pavarësisht se si përfundon lufta në Ukrainë, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara do të kenë të bëjnë me një Rusi më të fortë dhe më të zemëruar për vitet në vijim. Kështu është shprehur Komandanti Suprem i Aleatëve të NATO-s për Evropën, gjenerali Christopher Cavoli. Në reagimin e tij nga Parisi ku ishte prezent gjatë ekspozitës së armëve të reja ndërkombëtare, Cavoli tha se, disfata e Rusisë në Ukrainë është e rëndësishme por, thekson gjenerali i lartë, në të ardhmen e afërt ne do të përballemi me një Rusi e cila ka një ushtri e cila rindërtohet më shpejt se sa e imagjinonim.

“Disfata e Rusisë në Ukrainë është jashtëzakonisht e rëndësishme, por pavarësisht se si do të përfundojë kjo në anën e largët të konfliktit, ne do të gjejmë një Rusi që ka një ushtri që rindërtohet shumë më shpejt nga sa e imagjinonim. Pra, ne do të kemi një problem të madh me Rusinë për vite me radhë dhe mendoj se duhet të përgatitemi për këtë”, tha Cavoli.

Shqetësim për Cavolin është faktin se Rusia po krijon aleanca të forta dhe të konsoliduara me Korenë e Veriut dhe Iranin, dy nga armiqtë e përbetuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe Rusia nuk është vetëm, vuri në dukje ai, duke analizuar edhe vizitën e fundit të Vladimir Putin në Phenian dhe Vietnam. Sakaq, ushtria ruse ka kryer një sulm “masiv” ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainën perëndimore dhe jugore. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Energjisë.

“Disa impiante në rajonet e Zaporizhzhia dhe Lviv u dëmtuan”, shtoi ministri, duke specifikuar se dy punonjës u plagosën dhe u dërguan në spital. Ndërkohë, një tjetër problematikë është shfaqur për ukrainasit. Media amerikane, Washington Post, bën me dije ankesën e zyrtarëve ukrainas, pasi SHBA nuk i ka lejuar ata që të godasin më shumë se 100 km nga kufiri rus me armët amerikane. Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të specifikonin kufizimin, por thanë se pretendimi i ukrainasve për më pak se 100 kilometra ishte i pasaktë.

 

 

  • Postime të ngjashme

    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

    Deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi, nuk beson aspak në sondazhet të cilat partinë të cilës ky i takon, e paraqesin rreth 35% fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit. Në emisionin…

    “Me ata +55, me neve +224”, Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se me të në pushtet koeficienti do të jetë 150 euro. Kështu, Abdixhiku përmes një video të publikuar në…

    Mos i humbisni

    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

    • October 30, 2024
    Abrashi i VV-së: Opozita po “shpikë” sondazhe, matjet e fundit thonë se jemi 49%

    “Me ata +55, me neve +224”, Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

    • October 30, 2024
    “Me ata +55, me neve +224”, Abdixhiku tregon dallimin e rritjes së pagave që në javën e parë të LDK-së në pushtet

    Kryetarja e Preshevës e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i madh për ne

    • October 30, 2024
    Kryetarja e Preshevës e përgëzon Kurtin për buxhetin ndaj Luginës: Hap i madh për ne

    Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro

    • October 30, 2024
    Kurti: Buxheti i shtetit për vitin 2025 do të jetë 3.6 miliardë euro

    Kurti për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

    • October 30, 2024
    Kurti për Raportin e BE’së: S’ka pasur ecje mbrapa, pothuajse në të gjitha fushat është shënuar progres

    Murati tregon sa do të jetë buxheti për investime kapitale në vitin 2025

    • October 30, 2024
    Murati tregon sa do të jetë buxheti për investime kapitale në vitin 2025