Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka dyshime për vrasjen e Faton Hajrizit. Berisha në rrjetin social Facebook ka publikuar dy fotografi të cilat e vënë në dyshimin vrasjen e Hajrizit.
Sipas tij, ka shumë kontradikta në deklaratat e zyrtarëve të Serbisë dhe dëshmitarëve.
Duke e komentuar videon ku mediat serbe pretendojnë së është Hajrizi, duke e marrë një biçikletë, ai ka thënë se veshja e personit në video ndryshon nga veshja e personit të vrarë, që pretendohet të jetë Faton Hajrizi.
“Deklaratat kontradiktore të zyrtarëve të Serbisë dhe dëshmitarëve për Faton Hajrizin, lën shumë dyshime rrethë të vërtetës për vrasjen e tij. Video që qarkullon se gjoja Fatoni është duke marrur një biciklet, i shton dyshimet edhe më shumë për arsye se personi që shihet në atë video ka veshje të sipërme me krahë të shkurtë për dalim nga personi që shihet i vrarë, veshja e të cilit ngjason me veshjen e një personi që është bashkë me policin serbe në disa inqizime amatore. Shih foton!”, ka shkruar Berisha.