Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në ambientet e Bankës Paralele të Serbisë në Leposaviq.
Lajmin e ka bërë të ditur portali Kossev.
Veton Elshani, zëdhënës i Policisë, ka bërë të ditur se bastisja po bëhet me urdhër të Gjykatës.
“Sipas këtij urdhri, sot kemi hyrë në objektin e Ministrisë së Financave të Serbisë, Departamenti i Thesarit i Bankës Popullore të Serbisë në Leposaviq”, ka konfirmuar për Kossev, Veton Elshani.
Dyshimet janë për pastrim të parave.