Alicia Kearns thirrje urgjente Britanisë: “Fokusohuni urgjentisht në Ballkan, Vuçiqi po bën plane për aneksimin e veriut të Kosovës”

Alicia Kearns thirrje urgjente Britanisë: “Fokusohuni urgjentisht në Ballkan, Vuçiqi po bën plane për aneksimin e veriut të Kosovës”

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns ka reaguar pas deklaratave të së premtes të presidentit serb, Alleksandar Vuçiq.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar që, pas prononcimit të djeshëm të Vuçiqit, të fokusohet urgjentisht në Ballkan.

Përmes një postimi në X, ajo thotë se edhe pse ka kaluar gati një vit që nga sulmi në Banjskë, ende nuk ka drejtësi, dhe ende nuk ka sanksione nga BE-ja ndaj Serbisë.

“Pothuajse një vit nga sulmi i Banjskës ende nuk ka drejtësi, dhe përkundër pjesëmarrjes së shtetit serb, ende nuk ka sanksione nga BE-ja (vetëm marrëveshje për litium dhe avionë). Vuçiqi po vepron në bazë të libri të lojërave të Putinit duke i bërë planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet sektare, populli i Kosovës veriore dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo të përdoren si pengje në ambiciet irredentiste”, shkruan deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

CATEGORIES
Share This