Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se gjatë bisedimeve të zhvilluara sot në Bruksel kanë insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke theksuar se kjo është një çështje kyçe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas takimit të mbajtur në kuadër të dialogut me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe përfaqësuesin e BE-së, Miroslav Lajçak, Petkoviq theksoi se në takim është diskutuar edhe për situatën e serbëve në Kosovë.

Sipas tij, serbët në veri të vendit po përballen me arrestime të paligjshme dhe veprime të njëanshme, të cilat kanë bërë që një pjesë e tyre të largohen nga ky rajon.

Gjithashtu, Petkoviq ka përmendur se është diskutuar për vazhdimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur.

Ai theksoi se Serbia ka treguar konstruktivitet të plotë duke pranuar propozimin e BE-së për një rregullore specifike lidhur me Grupin e Punës dhe Komisionin për Çështjen e Personave të Zhdukur.

Megjithatë, sipas Petkoviqit, Kosova ka bërë disa komente që kanë ngadalësuar këtë proces.

“Kosova po tregon se në thelb nuk dëshiron të merret me çështjen e personave të zhdukur,” deklaroi Petkoviq, sipas agjencisë së lajmeve Tanjug.

  • Postime të ngjashme

    “Do ta ndërtojmë katedralen në Bajgorë”, “Është kërkesë e Skenderbeut”- Burri nga Mitrovica tregon planin e tij

    Ahmet Musa ka propozuar ndërtimin e një katedraleje në Bajgorë të Mitrovicës. Këtë ide ai e ka prezantuar në rrjetin e tij social. Musa ekskluzivisht për Insajderin ka treguar më…

    Nga mediat e Vuçiqit vlerësohet si “urrejtës i serbëve”, kush është kroati Picula që njeh Kosovën dhe do të raportojë për Serbinë në PE

    Eurodeputeti kroat Tonino Picula, pasi u emërua raportues i ri i Parlamentit Evropian për Serbinë, bëri të ditur se në vlerësimin e progresit të Beogradit do të insistojë në përmbushjen…

    Mos i humbisni

    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

    • October 24, 2024
    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

    “Do ta ndërtojmë katedralen në Bajgorë”, “Është kërkesë e Skenderbeut”- Burri nga Mitrovica tregon planin e tij

    • October 24, 2024
    “Do ta ndërtojmë katedralen në Bajgorë”, “Është kërkesë e Skenderbeut”- Burri nga Mitrovica tregon planin e tij

    Nga mediat e Vuçiqit vlerësohet si “urrejtës i serbëve”, kush është kroati Picula që njeh Kosovën dhe do të raportojë për Serbinë në PE

    • October 24, 2024
    Nga mediat e Vuçiqit vlerësohet si “urrejtës i serbëve”, kush është kroati Picula që njeh Kosovën dhe do të raportojë për Serbinë në PE

    Serbët reagojnë pse Zhegrova festoi me shqiponjë dhe flamur me bashkëlojtarët e Lille

    • October 24, 2024
    Serbët reagojnë pse Zhegrova festoi me shqiponjë dhe flamur me bashkëlojtarët e Lille

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz