Vuçiç përplaset me gazetarët para syve të Von der Leyenit: Nuk do të vendosni ju nëse ne do të gërmojmë apo jo për litium!

Beograd- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pritur sot në Beograd, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe gjatë konferencës për shtyp ka ndodhur një skenë interesante. Teksa Vuçiç po fliste, “nuk do të mihni” është dëgjuar nga pjesa ku kanë qenë të pranishëm përfaqësuesit e mediave, pas së cilës ka reaguar furishëm Vuçiç.

Vuçiç u shpreh më pas se do të vazhdojnë rrugën drejt evropës dhe do të përpiqen të ruajnë miqësitë. Vuçiç me tone të ashpra tha se nuk ka dy rrëfime, por vetë një rrëfim, dje dhe sot. Më tej presidenti serb iu drejtua gazetarëve duke u thënë se nuk janë ata që do të vendosin nëse do të gërmojnë apo jo për litium, por këtë do të vendosin qytetarët e Serbisë dhe ekspertët në këtë vend.

“Deshët të thoni diçka. Për fat të keq, madje edhe e dëgjova çfarë thatë. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë drejt Evropës dhe do të përpiqemi të ruajmë miqësitë tona. Siç mund ta shihni, unë nuk kam dy rrëfime; kam një rrëfim, dje dhe sot. Sa i përket komenteve tuaja, shumë primitive. Ja, unë do t’ju them: ju nuk do të vendosni nëse ne do të gërmojmë apo jo për litium. Për këtë do të vendosin qytetarët e Serbisë dhe ekspertët në këtë vend. Sa për komentin tjetër që thatë, ai flet vetëm për mungesën tuaj të edukatës dhe kulturës, por çfarë të bëj. Kam tashmë tre fëmijë dhe mbaj katër, prandaj duhet të kujdesem për sjelljen e tyre. Juve, që jeni pak më të rinj se unë, zor se do mund t’jua shpjegoj”, tha ai.

Në këtë konferencë, për çështjen e gërmimit të litiumit u shpreh edhe Ursula von der Leyen. Duke folur për materialet, ajo tha se mund të jetë e sigurt që BE-ja do të respektojë dhe mbrojë natyrën e mrekullueshme të Serbisë dhe do të bashkëpunojë me komunitetet lokale. Gjithashtu von der Leyen është në një turne ballkanik, ku gjatë ditës së nesërme pritet të vizitojë Kosovën.

  • Postime të ngjashme

    Si i sulmoi Izraeli bazat e Iranit, mes rrezikut të një lufte rajonale

    Izraeli ka thënë se ka nisur sulme të drejtpërdrejta ajrore kundër objektivave ushtarake në Iran, një hakmarrje që mund ta sjellë Lindjen e Mesme më afër një lufte rajonale në…

    Nëntë ukrainas prisnin që rusët t’i rrethonin dhe t’i vrisnin, dhe më pas pasoi një veprim, si në një film hollivudian

    Mes raporteve se forcat ruse kanë filluar të rimarrin territorin e pushtuar nga ukrainasit në Kursk, kanali Telegram i Ukrainës DeepState raportoi për “heroizmin e denjë për filma të shfaqur…

    Mos i humbisni

    Vuçiç përplaset me gazetarët para syve të Von der Leyenit: Nuk do të vendosni ju nëse ne do të gërmojmë apo jo për litium!

    • October 26, 2024
    Vuçiç përplaset me gazetarët para syve të Von der Leyenit: Nuk do të vendosni ju nëse ne do të gërmojmë apo jo për litium!

    Si i sulmoi Izraeli bazat e Iranit, mes rrezikut të një lufte rajonale

    • October 26, 2024
    Si i sulmoi Izraeli bazat e Iranit, mes rrezikut të një lufte rajonale

    Nëntë ukrainas prisnin që rusët t’i rrethonin dhe t’i vrisnin, dhe më pas pasoi një veprim, si në një film hollivudian

    • October 26, 2024
    Nëntë ukrainas prisnin që rusët t’i rrethonin dhe t’i vrisnin, dhe më pas pasoi një veprim, si në një film hollivudian

    “Çështja nuk do të kishte avancuar nëse s’do të ishte sekuestruar celulari”- Gazetarja Lala për hetimet ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi: Prokurorët kanë një vit për të na e provuar

    • October 26, 2024
    “Çështja nuk do të kishte avancuar nëse s’do të ishte sekuestruar celulari”- Gazetarja Lala për hetimet ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi: Prokurorët kanë një vit për të na e provuar

    Berisha i ashpër me Kryemadhin: “Trego kur i dhe 460 mijë euro Edi Ramës…”

    • October 26, 2024
    Berisha i ashpër me Kryemadhin: “Trego kur i dhe 460 mijë euro Edi Ramës…”

    Haram apo hallall Big Brother? Milaim Zeka e “thërret” ezanin në studio

    • October 26, 2024
    Haram apo hallall Big Brother? Milaim Zeka e “thërret” ezanin në studio