Therje me thikë në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të diel në Prishtinë.

Një person është therur për vdekje me mjete të mprehta (thikë) në rrugën “Tirana” të kryeqytetit, ndërsa një tjetër është duke u trajtuar në QKUK si pasojë e plagëve të marra nga arma ftohtë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në orën 20:30.“Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rrugën Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare qe kemi behet fjalë për një mosmarrëveshje mes ty personave, ku dyshohet se njeri ka goditur personin tjetër me një mjet të mprehtë.

Ekipi shëndetësore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marrë me rastin dhe hetime janë duke u zhvilluar nga njësitet kompetente për të sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë quar deri te ky rast i rëndë”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa, drejtori i Emergjencës i QKUK-së, Naser Syla tha se gjendja e të plagosurit është stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në QE, për momentin janë duke u kryer ekzaminimet e duhura, gjendje stabile është”, u shpreh Syla.

Ndërkaq mësohet se vëllai ka vrarë vëllanë, si shkak i një mosmarrëveshjeje./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    “Interi e meritoi fitoren, duhej të shënonim shtatë ose tetë gola”, Inzaghi i pakënaqur me barazimin ndaj Juventusit

    Simone Inzaghi ka insistuar se Interi e meritoi fitoren në barazimin me rezultat 4-4 ndaj Juventusit dhe se ekipi i tij duhej të shënonte shtatë ose tetë gola. “Ka zhgënjim,…

    Publikohen pamje që tregojnë deputetin britanik duke grushtuar një burrë në rrugë, policia nis hetimet

    Në rrjete sociale janë publikuar pamje që tregojnë deputetin laburist Mike Amesbury duke grushtuar një burrë në rrugë. Videoja tregon deputetin e Runcorn dhe Helsby duke grushtuar një burrë, i…

    Mos i humbisni

    Therje me thikë në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

    • October 27, 2024
    Therje me thikë në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

    “Interi e meritoi fitoren, duhej të shënonim shtatë ose tetë gola”, Inzaghi i pakënaqur me barazimin ndaj Juventusit

    • October 27, 2024
    “Interi e meritoi fitoren, duhej të shënonim shtatë ose tetë gola”, Inzaghi i pakënaqur me barazimin ndaj Juventusit

    Publikohen pamje që tregojnë deputetin britanik duke grushtuar një burrë në rrugë, policia nis hetimet

    • October 27, 2024
    Publikohen pamje që tregojnë deputetin britanik duke grushtuar një burrë në rrugë, policia nis hetimet

    Gavi e provokoi me katër gishta, zbulohet përgjigja epike nga Vini Jr për mesfushorin spanjoll

    • October 27, 2024
    Gavi e provokoi me katër gishta, zbulohet përgjigja epike nga Vini Jr për mesfushorin spanjoll

    Bajqinovci nga Suedia: Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti

    • October 27, 2024
    Bajqinovci nga Suedia: Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti

    “Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit?” Geci: Po na kërcënojnë, por nuk kemi frikë

    • October 27, 2024
    “Hashim Thaçi donte të na vriste pas vdekjes së Adem Jasharit?” Geci: Po na kërcënojnë, por nuk kemi frikë