Konfirmohen dy vdekje në Prizren, Policia jep detaje

Sot në Prizren në dy raste të ndara është konfirmuar vdekja e dy personave, 72 e 59 vjeç. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se 72 vjeçari B.K., është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 11:00 në rrugën “Shuaip Spahiu”, ndërsa në rrugën “Adem Jashari” 59 vjeçari N.Sh., ishte hasur pa ndjenja, por që më pas në spital u konfirmua vdekja e tij.

Këto detaje i dha zëdhënësi Shaqir Bytyqi, të dy rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente.

Konfirmimi për dy rastet nga zëdhënësi Bytyqi:

Me datë 28.10.2024 pak para orës 11:00 ,rrugën Shuaip SPAHIU në Prizren është raportuar se është has një person pa shenja jete, patrulla i është përgjigjur rastit dhe është informuar urgjenca dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kane dal në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar. Viktima është B.K. mashkull rreth 72 vjeçar.

Me datë 28.10.2024, rreth orës 14:00 ,rrugën Adem jashari në Prizren është raportuar se është has një person I shtrirë në tokë pa ndjenja, patrulla i është përgjigjur rastit i është dhënë ndihma e parë dhe është informuar emergjenca e cila pasi personit ia ka kthyer vetëdijën e kanë marr në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Me vonë rreth orë 15:30 nga Spitali Rajonale jemi informuar se viktima ka vdekur.

Është njoftuar prokurori dhe njësitet tjera përgjegjëse të cilat edhe kane dal në vend ngjarje dhe rasti është duke u trajtuar.

Viktima është N.Sh. mashkull rreth 59 vjeçar.

  • Postime të ngjashme

    Sveçla: “Kosova në shumë raporte ndërkombëtare prinë në luftimin e krimit të organizuar”

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se Kosova prinë në shumë raporte ndërkombëtare në luftimin të të gjitha llojeve të krimit të organizuar, trafikimit të qenieve njerëzore,…

    7 persona të lënduar nga aksidenti në Rufc të Lipjanit (Video)

    Një aksident trafiku mes dy automjeteve në Rufc të Lipjanit ka lënë shtatë persona të lënduar. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha se aksidenti ka ndodhur…

    Mos i humbisni

    Konfirmohen dy vdekje në Prizren, Policia jep detaje

    • October 28, 2024
    Konfirmohen dy vdekje në Prizren, Policia jep detaje

    Sveçla: “Kosova në shumë raporte ndërkombëtare prinë në luftimin e krimit të organizuar”

    • October 28, 2024
    Sveçla: “Kosova në shumë raporte ndërkombëtare prinë në luftimin e krimit të organizuar”

    7 persona të lënduar nga aksidenti në Rufc të Lipjanit (Video)

    • October 28, 2024
    7 persona të lënduar nga aksidenti në Rufc të Lipjanit (Video)

    Therje me thikë në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

    • October 27, 2024
    Therje me thikë në Prishtinë, një i vdekur dhe një i lënduar

    “Interi e meritoi fitoren, duhej të shënonim shtatë ose tetë gola”, Inzaghi i pakënaqur me barazimin ndaj Juventusit

    • October 27, 2024
    “Interi e meritoi fitoren, duhej të shënonim shtatë ose tetë gola”, Inzaghi i pakënaqur me barazimin ndaj Juventusit

    Publikohen pamje që tregojnë deputetin britanik duke grushtuar një burrë në rrugë, policia nis hetimet

    • October 27, 2024
    Publikohen pamje që tregojnë deputetin britanik duke grushtuar një burrë në rrugë, policia nis hetimet