Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se buxheti për investime kapitale për vitin 2025 do të jetë 930 milion euro.
“Buxheti per investime kapitale në vitin 2025 do të jetë 930 milionë euro”, ka shkruar Murati në Facebook, të mërkurën.
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2025, që arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh.
Kryeministri, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo shifër përbën një rritje prej afër 9 për qind krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.