Përfituan më shumë se 1 milion nga fajdeja, policia jep detajet për aksionin e djeshëm në Prizren ku u arrestuan 6 veta

Policia e Kosovës sot ka dhënë detajet mbi operacionin që ka zhvilluar dje në në regjionin e Prizrenit dhe të Suharekës në gashtë lokacione të ndryshme ku janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

Policia tha se të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro.

Njoftimi i plotë:

Suharekë/Prizren 2023/2024. Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me datë 31.10.2024 ka realizuar operacion të gjerë policor në regjionin e Prizrenit dhe të Suharekës në 6 lokacione të ndryshme, me ç’ rast ka arrestuar 6 persona të dyshuar meshkuj kosovarë për veprat penale të fajdesë dhe detyrimit.

Gjatë operacionit policor është zbatuar urdhër-kontrolli i gjykatës në vendbanimet e personave të dyshuar ku janë sekuestruar 20 njësi banesore dhe lokale afariste, 5 automjete, 5 armë dhe municion të kalibrit të ndryshëm, kontrata, para-kontrata, të holla të gatshme, prova digjitale, si dhe janë bllokuar llogarite bankare të personave të dyshuar.

Të dyshuarit në këtë rast me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kanë kontraktuar shuma dukshëm jo proporcionale të pasurisë, në këmbim të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës.

Të dyshuarit kanë arritur të përfitojnë në mënyrë të kundërligjshme nga viktima shuma të mëdha të parave si dhe prona të paluajtshme dhe të luajtshme si formë e interesit nga veprimtaria e fajdesë, vlera e të cilave kalon shumën mbi 1 milion euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

  • Postime të ngjashme

    Erdogani padit për shpifje kryebashkiakun e Stambollit, kërkon 1 milion lira dëmshpërblim

    Presidenti Rexhep Tayyip Erdoğan ka ngritur padi kundër kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Stambollit (IMM) Ekrem İmamoğlu për dëmshpërblim jomaterial prej 1 milion lirash. Sipas mediave të huaja, mësohet se…

    Shembet çatia e stacionit hekurudhor në Serbi/ Shkon në 14 numri i të vdekurve, vijon operacioni për gjetjen e trupave në rrënoja

    14 persona u vranë, ndërsa disa të tjerë u plagosën gjatë shembjes së çatisë së stacionit hekurudhor në Novi Sad të Serbisë. Ekipet e emergjencës dhe zjarrfikëset ndodhen në terren…

    Mos i humbisni

    Përfituan më shumë se 1 milion nga fajdeja, policia jep detajet për aksionin e djeshëm në Prizren ku u arrestuan 6 veta

    • November 1, 2024
    Përfituan më shumë se 1 milion nga fajdeja, policia jep detajet për aksionin e djeshëm në Prizren ku u arrestuan 6 veta

    Erdogani padit për shpifje kryebashkiakun e Stambollit, kërkon 1 milion lira dëmshpërblim

    • November 1, 2024
    Erdogani padit për shpifje kryebashkiakun e Stambollit, kërkon 1 milion lira dëmshpërblim

    Shembet çatia e stacionit hekurudhor në Serbi/ Shkon në 14 numri i të vdekurve, vijon operacioni për gjetjen e trupave në rrënoja

    • November 1, 2024
    Shembet çatia e stacionit hekurudhor në Serbi/ Shkon në 14 numri i të vdekurve, vijon operacioni për gjetjen e trupave në rrënoja

    U ndërtua nga kinezët – Shembet një pjesë e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad dhe bie mbi njerëzit!

    • November 1, 2024
    U ndërtua nga kinezët – Shembet një pjesë e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad dhe bie mbi njerëzit!

    Pse s’ia pret dritat Preshevës? Vuçiç – serbëve: Sapo të fitoj zgjedhjet do paguajnë dhe shqiptarët

    • November 1, 2024
    Pse s’ia pret dritat Preshevës? Vuçiç – serbëve: Sapo të fitoj zgjedhjet do paguajnë dhe shqiptarët

    Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë!

    • October 31, 2024
    Rusia gjobit Google me 20 decilionë dollarë!