“Pas marsit, Trump do merret me marrëveshjen për Kosovën”

Dushan Janiç, njohës i dialogut Kosovë-Serbi ka folur se si do të ndikojë ardhja në pushtet e Donald Trump në Ballkan e kryesisht në dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij ndryshimet e para pritet të vihen re që në mars të 2025.

“Pas muajit mars do të kemi dy gjëra. E para insistimi për marrëveshjen dhe e dyta miratimin në Kongres i planit të Grenwell dhe Donald Trump, që çon përpara çështjen e komunikimit ekonomik dhe bashkëpunimit ekonomik”, tha analisti Janiç.

I pyetur nëse tashmë do të ketë dy platforma një amerikane dhe një europiane sa i takon dialogut Kosovë-Serbi, Janiç tha:

“Është diçka që opinioni publik në Serbi nuk e ka kuptuar. Marrëveshja e Washingtonit e çonte statusin përpara, nëse lexohet marrëveshja e shkruar. Ndërsa sa i takon planit Franko-gjerman të pranuar në Bruksel, nuk është i qartë si plan. dialogu ka gjasa të vazhdojë sipas modelit europian me mbështetjen e Kombeve të Bashkuara dhe nuk duhet lejuar që Rusia të kthehet në Ballkan. Personalisht pres disa ndryshime nga Donald Trump, pasi qasje të liderëve si ai pritet të jenë më të fokusuara te ekonomia se te qasja politike”.

  • Postime të ngjashme

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zotuar të martën se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re parandaluese bërthamore e Rusisë, duke thënë se…

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Policia ka realizuar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake. Policia në njoftimin e bërë për media ka bërë të ditur se aksioni është…

    Mos i humbisni

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    • November 19, 2024
    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    • November 19, 2024
    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    • November 19, 2024
    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    • November 17, 2024
    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    • November 17, 2024
    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

    • November 17, 2024
    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër