Abazoviq mendon se vetëm Erdogan mund t’i bindë palën kosovare dhe serbe të ulen në tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje

Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në një intervistë për mediumin turk Daily Sabah ka thënë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, mund ta bind palën kosovare dhe serbe të ulen në tryezën e bisedimeve.

“Së bashku me Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Turqia luan ndoshta rolin më të rëndësishëm. Presidenti Erdogan është dikush që mund t’i bindë palët të vijnë në tryezë dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrueshme për çështjet e tyre”, tha Abazoviq kur është pyetur në lidhje me rolin e mundshëm të Turqisë si ndërmjetëse midis Kosovës dhe Serbisë mes tensioneve në rritje mes dy vendeve muajt e fundit.

“Shpresoj që Erdogan të mbajë fokusin e tij në Ballkan dhe të sigurojë më shumë paqe dhe stabilitet”, shtoi ai.

Abazoviq, i cili ishte në Stamboll për të marrë pjesë në Programin Ekzekutiv të Udhëheqësve të Ardhshëm (FLEP) të Forumit Rinor të Bashkëpunimit Islamik (ICYF), foli edhe për procesin e pranimit të vendit të tij në BE, si dhe për lidhjet e Malit të Zi me Turqinë, shkruan AP.

“Dy gjëra janë thelbësore: sektori i energjisë dhe i turizmit. Ne kemi pasur tashmë diskutime me qeverinë e mëparshme. Jam më se i sigurt që tani që kemi një qeveri të re, do të jemi gati të nisim disa nga projektet”, tha kryeministri.

“Turqia dhe Mali i Zi mund të kenë marrëdhënie shumë të mira. Mund të arrijnë një fazë të re me projekte konkrete në Mal të Zi”.

Ai shtoi se vendi i tij ka bërë përparim për t’u pranuar në Bashkimin Evropian dhe është gati t’i bashkohet Unionit.

“Mendoj se Mali i Zi është vendi i përsosur për t’u mbështetur në procesin e zgjerimit. Vendi ynë nuk ka asnjë problem me vendet fqinje dhe kjo ka dhënë rezultate shumë, shumë të rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në dy vitet e fundit”.

‘Kemi disa sfida si çdo vend tjetër në botë, por mendoj se mund të përmbushim përgjegjësitë tona në kontekstin e integrimit në BE dhe mendoj se atëherë do të jemi gati për t’u anëtarësuar në BE”.

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)