Deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi, nuk beson aspak në sondazhet të cilat partinë të cilës ky i takon, e paraqesin rreth 35% fituese në zgjedhjet e 9 Shkurtit.
Në emisionin “DPT Te Fidani” ai thotë se të tilla rezultate po rrjedhin prej qarqeve të caktuara që lidhen me partitë opozitare.
Për Abrashi, sondazhi i fundit, sipas tij serioz, e nxjerrë VV-në në 49%.
Ai shtoi se pretendimet e partisë që udhëheq aktualisht me vendin, janë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare t’i siguronjë 60 deputetë.