Dyshja e njohur Adri dhe Iliriana kanë publikuar sot këngën e tyre më të re, titulluar “Se Meriton”.
Të dy artistët, të cilët gëzojnë një popullaritet të madh në mesin e fansave, e kanë kompletuar këtë projekt me një videoklip energjik dhe plot stil.
Në këtë këngë, Adri dhe Iliriana shprehin emocione dhe mesazhe pozitive, duke kënduar me pasion dhe energji që tërheq vëmendjen e dëgjuesve.
Videoklipi, i mbushur me ngjyra dhe skena dinamike, tregon përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre si artistë.
“Se Meriton” është një këngë që pasqyron stilin e tyre unik dhe sigurisht do të bëhet një hit i madh në platformat muzikore.
Të dy artistët kanë shfaqur një energji të papërmbajtshme, duke provuar edhe një herë se bashkëpunimet e tyre janë gjithmonë një kënaqësi për publikun./Telegrafi