Agim Bahtiri hedh disa dyshime të forta mbi Ramën e Vuçiqin: Po sjellin ide të reja për copëtimin e veriut të Kosovës!

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar në lidhje me mundësinë e krijimi të shtetit bektashit, ide kjo e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Bahtiri përmes një postimi në Facebook, u shpreh se Rama bashkë em Vucciqin po sjellin ide të reja për copëtimin e veriut.

Sipas tij, krijimi i shtetit bektashi, do i jepte mundësi Vuçiqit të bëjë të njëjtën gjë duke futur Kishën Serbe si shtet brenda Kosovës.

“Ky plan, i përgatitur nga Vuçiq, kërkon të përdorë Ramën për të legjitimuar ndarjen e Veriut të Kosovës, ku Kisha Serbe do të luajë një rol të rëndësishëm në përhapjen e nacionalizmit serb. Veprimet e Ramës rrezikojnë jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë, dhe çdo përpjekje për të fragmentuar territoret tona do të përballet me rezistencë të fortë.

Mitrovica dhe Veriu i Kosovës nuk janë pazar politik as për Ramën, as për Vuçiqin”, shkroi ndër të tjera Bahtiri, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Sa herë që Edi Rama takohet me Vuçiiqn, sjellin ide të reja për copëtimin e veriut

Rama synon të krijojë një shtet Bektashi brenda Shqipërisë, gjë që i jep mundësi Vuçiqit të bëjë të njëjtën gjë duke futur Kishën Serbe si shtet brenda Kosovës.

Ky plan, i përgatitur nga Vuçiq, kërkon të përdorë Ramën për të legjitimuar ndarjen e Veriut të Kosovës, ku Kisha Serbe do të luajë një rol të rëndësishëm në përhapjen e nacionalizmit serb. Veprimet e Ramës rrezikojnë jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë, dhe çdo përpjekje për të fragmentuar territoret tona do të përballet me rezistencë të fortë.

Mitrovica dhe Veriu i Kosovës nuk janë pazar politik as për Ramën, as për Vuçiqin.

Të përpiqesh të luash me të ardhmen e Kosovës për të kënaqur ambiciet personale apo për të ruajtur “miqësi” të dyshimta, është një tradhti ndaj gjakut të dëshmorëve dhe dinjitetit të kombit tonë. Edi Rama duhet ta dijë se nuk ka as mandatin dhe as të drejtën të bëjë pazar me Kosovën dhe me të ardhmen tonë!

Ky plan do të mbetet një ëndërr e parealizuar e Vuçiqit. AB

  • Postime të ngjashme

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zotuar të martën se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re parandaluese bërthamore e Rusisë, duke thënë se…

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Policia ka realizuar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake. Policia në njoftimin e bërë për media ka bërë të ditur se aksioni është…

    Mos i humbisni

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    • November 19, 2024
    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    • November 19, 2024
    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    • November 19, 2024
    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    • November 17, 2024
    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    • November 17, 2024
    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

    • November 17, 2024
    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër