Analisti serb Kërstiq thotë se Lista Serbe s’ka potencial e as kredibilitet për t’i kontrolluar bandat radikale në veri

Anlisti serb nga veriu Branislav Kërstiq tha se ende s’janë larguar barrierat mes shqiptarëve dhe serbëve që jetojnë në Kosovë.

Ai në Politiko në Kanal10 tha se në veri të Mitrovicës janë të vendosur njësitë të policisë së Kosovës të armatosur që sipas tij, nuk kanë besim te popullata që jetonë në atë pjesë të vendit.

“Në Bistricë që është në 10 km në magjistralen prej Zveçanit në drejtim të Leposaviqit është i vendosur një njësit policor i Kosovës, pjesëtarë që janë të armatosur jo vetëm me allti të shkurtër, por edhe me armë të gjata. Ata nuk kanë besim në atë popullatën që jeton atje. Para ca ditëve kam kaluar me veturë me një shokë andej, dhe i pamë me kallasha andej sikur ne te ishim terroristë. Ekziston një mosbesim i popullatës lokale dhe policisë.”, tha tutje Kërstiq.

Kërstiq pati kritika edhe ndaj ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla për çka tha se po dëshiron ta prishtë atmosferën para zgjedhjeve me vendosjen e njësiteve policore të armatosura në ato pjesë të veriut.

“Unë nuk besoj që ministri i Kosovës ka dëshirë ta prishë ambientin para zgjedhjeve që do të mbahen dhe ka jep urdhër pjesëtarëve që t’i gjuaj ndonjëerin që kalon me veturë.”, theksoi tutje Kërstiq në Politko.

Analisti serb e ka quajtur dikatori presidentin serb, Vuçiq duke thënë se pa urdhërat e tij nuk lejohet asnjë kërcënim apo sulm ndaj policisë së Kosovës.

“E kemi dikatorin nga Beogradi që e ka përsëritë urdhërin (Vuçiq), që nuk lejohet kërcënimi dhe sulmet ndaj policisë së Kosovës. Ai i jep urdhërat e fundit për mbrojtjen e civilëve dhe për drejtuesit e Listës Serbe në veri. Ka atmosferë të zgjedhjeve në veri. Shumica e serbëve që janë kundër politikës së Vuciqit dhe Listës Serbe, kanë dëshirë që kushdo që organizon zgjedhje do të ketë edhe incidente serioze. Lista Serbe se ka potencialin e as kredibilitetin për ta kontrolluar të gjitha forcat ekstreme-radikale të njerëzve në veri”, tha tutje Kërstiq në Politiko.

  • Postime të ngjashme

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    Dëshmitari Fadil Geci u pyet sërish nga mbrojtësi i Hashim Thaçit, avokati Luka Mishetiq për një deklaratë që ai e kishte dhënë të hënën, e që kishte pretenduar se ky…

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku deklaron se hetimet janë kryer në bazë të disjes…

    Mos i humbisni

    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    • October 22, 2024
    Thaçi qeshet kur Geci flet për puthjen e dorës që pretendon se ia bëri ish-presidenti

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 22, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 21, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    • October 21, 2024
    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    • October 21, 2024
    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    • October 21, 2024
    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet