Arrestimi i Belerit, Spartak Ngjela porosi për ambasadorën greke: “Ç’punë ke me Himarën, larg duart nga gjyqësori”

Avokati Spartak Ngjela ka folur sot në lidhje me konstituimin e anëtarëve të Këshillit të ri Bashkiak të Himarës, ku kryetari i zgjedhur i kësaj bashkie më 14 maj, nuk u betua si kryetar, kjo pasi GJKKO i rrëzoi kërkesën për të qenë pjesë e betimit.

Ngjela ka deklaruar se SPAK e ka dokumentuar me prova arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit për blerje votash.

Avokati tha se SPAK ka prova dhe se kjo nuk është një çështje politike, por një çështje që i përket drejtësisë. Sipas Ngjelës, Greqia nuk ka punë që të merret me çështje e brendshme të gjyqësorit në vendin tonë, ndërsa insistoi se në Himarë nuk ka grekë. Më tej ai shtoi se ambasadorja greke nuk ka asnjë punë të ndërhyjë në SPAK, duke shtuar se korrupsioni nuk ka lidhje me politikën.

“Ç’punë ka Greqia me Himarën. Ku ka grek në Himarë. Ato janë labër, ku ka grekë aty. Ku ka minoritar atje. Është kapur me prova duke blerë vota, u kap do të shkojë burg. Çdo njeri mund të kapet, ky është kapur me krim. Flitet ka bërë krimin apo se ka bërë krimin. SPAK ka prova se çfarë rrezikshmërie paraqet. Këto janë absolute. Asnjë njeri s’ka të drejtë që t’i ndërhyjë SPAK-ut. Ambasadorja i ndërhyn SPAK, ç’punë kanë? Çfarë e dinë këta veten? Kanë një Dule këtu! Kush po çan njeri kokë për to. Kjo nuk do të thotë se nuk do të shkojë. Nuk ndërhyn tek ata askush. Korrupsioni s’ka lidhje me politikën”, tha Ngjela për Report Tv.

Ngjela ka komentuar gjithashtu se edhe blerjen e votave nga Fredi Beleri. Avokati tha se Rama nuk është naiv, pasi sipas tij ligji thotë se kryeministri e pushon një kryetar bashkie që ka bërë një vepër penale, ndërsa Beleri nuk është konstituar.

Ngjela tha se konsulli grek ka të drejtë të shkojë që të shohë dosjen por jo të ndërhyjë në gjyqësor.

“SPAK e ka të dokumentuar blerjen e votave nga ana e Belerit. Këtë e ka arrestuar SPAK s’ka lidhje politika këtu me këtë muhabet. Rama nuk mund te jetë naiv. Është kryeministër dhe nuk mund të krijojë naivitet. Dulja të shkojë në SHBA që ta zgjidhë. Ligji thotë se kryeministri e pushon një kryetar bashkie që ka bërë një vepër penale. Ky nuk është konstituar. Nuk ka ky bazë juridike. Është zgjedhur nga populli por ka bërë një krim. Ç’punë ka Greqia me pushteti gjyqësor shqiptar. Ambasadorja duhet të shkojë në gjyq. Ku ka grek atje, po le çfarë thonë ata. Konsulli grek ka të drejtë të shkojë që të shohë dosjen.”, u shpreh Ngjela.

  • Postime të ngjashme

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ku deklaron se hetimet janë kryer në bazë të disjes…

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    Këto janë pamjet e arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja, një ditë më parë në zonën e Durrësit me urdhër të SPAK. Tvklan.al ka siguruar videon e momentit të…

    Mos i humbisni

    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    • October 21, 2024
    SPAK: Meta mori para nga Kastriot Ismailaj për CEZ-DIA-n, përfitoi një vilë nga një biznesmen

    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    • October 21, 2024
    Publikohen pamjet: Momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    • October 21, 2024
    U përmend në Big Brother VIP Kosova 3, reagon Gold AG

    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    • October 21, 2024
    Momenti kur motori i një Boeing në Çikago “përpin” veturën që transportonte valixhet

    Vuçiq: Do të luftoj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën

    • October 21, 2024
    Vuçiq: Do të luftoj deri në momentin e fundit për zgjidhje kompromisi me Kosovën

    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit

    • October 21, 2024
    Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit