Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, në ditën e dytë të vizitës në Suedi, ka qëndruar në qytetin Linkoping.
“Në ditën e dytë gjatë takimeve me mërgatën në Suedi, vizituam qytetin e Linkoping të Suedisë, aty u pritëm nga bashkatdhetarë pavarësisht largësisë, Kosovën e kanë në zemër. Bisedat tona ishin të mbushura me ide dhe shpresë për të ardhmen e përbashkët, duke na kujtuar se forca e Kosovës vjen nga uniteti ynë”, ka shkruar ai.
Bajqinovci ka falënderuar mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, për siç thotë ai, frymëzimin që i jepni çdo përpjekjeje për një të ardhme më të mirë.
“Së bashku, ndërtojmë një Kosovë të fortë dhe të drejtë! Mërgata u zotua për mbështetje edhe më të fuqishme për Kryeministrin Kurti. E falënderoj për organizimin e këtij tubimi, Lëvizjen Vetëvendosje Qendra në Suedi”, ka shkruar në fund ai. /Ballkani.info/