Balluku: Në 1 janar 2025 synojmë të ulim çmimin e energjisë elektrike në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte në zyrat e OSHEE, ku tashmë ka nisur nga puna shërbimi CALL CENTER, i cili është 24 orë në dispozicion të qytetarëve.

Gjatë kësaj vizite, Balluku tha se po punohet “për të vlerësuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari i vitit 2025”.

“Jemi në analizë e sipër, por jemi të sigurt që do ia dalim dhe t’i ofrojmë shqiptarëve një çmim më të mirë për energjinë elektrike”, deklaroi Balluku.

“Furrat e bukës në Shqipëri subvencionohen nga qeveria shqiptare përmes çmimit më të ulët të energjisë. Të gjitha ato njësi që operojnë vetëm si furra buke paguajnë 7,6 lekë për kilovat/orë, që është çmimi më i ulët që aplikojmë në OSHEE. Pas një diskutimi publik shumë të gjatë, na kanë kërkuar që të ketë diferencim mes atyre që pjekin vetëm bukë, atyre që pjekin bukë, por kanë edhe pastiçeri, dhe atyre që kanë pjekjen e bukës, pastiçerinë dhe bar-kafenë. Pas diskutimit të gjerë, ramë dakord për këtë lloj skeme: 7,6 lekë kilovat/orë vetëm për furrat e bukës. Sa i përket ëmbëltoreve i kemi faturuar me 9,5 lekë për kilovat/orë, ndërsa për ato që kanë edhe bar-kafe, 12 lekë për kilovat/orë”, deklaroi Balluku.

Zëvendëskryeministrja theksoi gjithashtu se çmimi i bukës nuk është rritur: “Ishte vetëm një dezinformim”.

  • Postime të ngjashme

    Ukrainasit hedhin në erë autoblindën ruse, e godasin direkt me Javelin

    Marinsat e ushtrisë ukrainase kanë postuar një video, të parandalimit të sulmit rus në Kursk të Rusisë. Ishte Brigada e 36 e motorizuar e ukrainasve, që ndërmori një aksion në…

    Rezi ironizon me Atillën: Po më pe me fustan që bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po na sulmon, se na shikon si grua

    Ish-burri i Drenusha Latifit, Atilla Kartesh, është bashkuar mbrëmë (4 nëntor) me banorët e *Big Brother VIP Kosova*, ku tashmë qëndron edhe ish-bashkëshortja e tij, Drenusha. Drenusha ka folur hapur…

    Mos i humbisni

    Balluku: Në 1 janar 2025 synojmë të ulim çmimin e energjisë elektrike në Shqipëri

    • November 5, 2024
    Balluku: Në 1 janar 2025 synojmë të ulim çmimin e energjisë elektrike në Shqipëri

    Ukrainasit hedhin në erë autoblindën ruse, e godasin direkt me Javelin

    • November 5, 2024
    Ukrainasit hedhin në erë autoblindën ruse, e godasin direkt me Javelin

    Rezi ironizon me Atillën: Po më pe me fustan që bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po na sulmon, se na shikon si grua

    • November 5, 2024
    Rezi ironizon me Atillën: Po më pe me fustan që bëj ndonjë rol aktrimi, po vjen po na sulmon, se na shikon si grua

    Si zgjidhet presidenti në Amerikë? Vota elektorale vendimtare përballë asaj popullore

    • November 5, 2024
    Si zgjidhet presidenti në Amerikë? Vota elektorale vendimtare përballë asaj popullore

    Sulmi me gurë ndaj trenit Prishtinë-Pejë, pamje nga thyerja e xhamave

    • November 5, 2024
    Sulmi me gurë ndaj trenit Prishtinë-Pejë, pamje nga thyerja e xhamave

    Prishtina mbushet me sllogane kundër kryeministrit Kurti! “KUKU, erdhën zgjedhjet s’di çka rrej tash”

    • November 5, 2024
    Prishtina mbushet me sllogane kundër kryeministrit Kurti! “KUKU, erdhën zgjedhjet s’di çka rrej tash”