Barcelona turpëron Realin Santiago Bernabeu! Mbappe ishte fytyra tragjike

Barcelona ka triumfuar 4-0 përballë Real Madridit në El Clasicon e zhvilluar në kuadër të javës së 11-të në La Liga.

Ndeshjen më mirë e nisën Los Blancos, duke krijuar më shumë dominim, por edhe shanse për gol.

Rasti i parë serioz u krijua nga Vinicius Junior në minutën e 23-të, por që goditja e tij nga afër përfundoi jashtë.

Në minutën e 30-të, Kylian Mbappe mendoi se kishte shënuar, mirëpo VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.

Barcelona po ashtu kishte momentet e saj me anë të Lamine Yamal, Raphinhas dhe Inigo Martinez, por që të tre nuk i shfrytëzuan rastet.

45 minutat e parë përfunduan pa gola, por pjesa e dytë ishte spektakolare nga Blaugranasit.

Robert Lewandowski kaloi Barcelonën në epërsi kur shënoi në minutën e 54-të me një asistim të Marc Casados.

Dy minuta më vonë, sulmuesi polak e dyfishoi epërsinë për mysafirët, me një asistim të Alejandro Baldes.

Edhe Lamine Yamal hyri në listën e realiztaorëve, ku shënoi në minutën e 77-të nga një asistim i Raphinhas.

Raphinha e vulosi fitoren e Barcelonës, kur shënoi për 4-0 në minutën e 84-të, duke baraboluar Andriy Luninin.

Mund të thuhet se Kylian Mbappe ishte fytyra tragjike e këtij El Clasico, pasi plotë tetë herë ishte në pozicion jashtë loje, duke mos arritur ta dëshmojë vlerën e tij.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon si lidere me 30 pikë, gjashtë më shumë se Real Madridi.

Në xhiron e 12-të, katalunasit do të takohen me Espanyolin, ndërsa Los Blancos do kenë punë me Valencian./Telegrafi

  • Postime të ngjashme

    Bashkimi nuk di për humbje, triumfon edhe në “Karagaç”

    Bashkimi ka shënuar fitoren e radhës ndaj Pejës me rezultatin 66:71 (26:11, 13:26, 18:19,9:13) në kuadër të javës së shtatë të ProCredit Superligës. Ndeshja u hap me një fillim të…

    India bllokon anëtarësimin e Turqisë në BRICS për shkak të marrëdhënieve me Pakistanin

    BRICS, një organizatë ndërqeveritare e përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, kohët e fundit hodhi poshtë ofertën e Turqisë për anëtarësim. Bëhet e ditur se aplikimi…

    Mos i humbisni

    Barcelona turpëron Realin Santiago Bernabeu! Mbappe ishte fytyra tragjike

    • October 26, 2024
    Barcelona turpëron Realin Santiago Bernabeu! Mbappe ishte fytyra tragjike

    Bashkimi nuk di për humbje, triumfon edhe në “Karagaç”

    • October 26, 2024
    Bashkimi nuk di për humbje, triumfon edhe në “Karagaç”

    India bllokon anëtarësimin e Turqisë në BRICS për shkak të marrëdhënieve me Pakistanin

    • October 26, 2024
    India bllokon anëtarësimin e Turqisë në BRICS për shkak të marrëdhënieve me Pakistanin

    Xheneta kërkon një takim me Rezin, ky i fundit i dhuron një puthje

    • October 26, 2024
    Xheneta kërkon një takim me Rezin, ky i fundit i dhuron një puthje

    Një tjetër turist zhduket në Alpet shqiptare, australiani u pa për herë të fundit më 13 tetor

    • October 26, 2024
    Një tjetër turist zhduket në Alpet shqiptare, australiani u pa për herë të fundit më 13 tetor

    Kryetari i Pejës sulmohet fizikisht nga dy persona

    • October 26, 2024
    Kryetari i Pejës sulmohet fizikisht nga dy persona