Basha reagon ashpër pas vendimit të fundit të Prokurorisë: Synim ka luftën ndaj qeverisë Kurti!

Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë kallëzimin penal për keqpërdorime të mundshme gjatë shpronësimeve për rrugën Kijevë-Zahaq.

Këtë gjë fillimisht e bëri të ditur ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ku përmes një postimi në Facebook, ku tha se kallëzimi penal i Qeverisë ishte hedhur poshtë sepse në rast përfshihej “kasta e vjetër”, më saktësisht qeveria PAN.

Për këtë rast, reagoi edhe deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha. Ai kritikoi ashpër Prokurorinë, ku tha se këta synim kanë luftën ndaj qeverisë.

“Pra këta se kanë synim luftimin ndaj krimit, por luftën ndaj Qeverisë, veç se besoj që kanë me arritë najherë, sepse ky popull nuk lejon që ni grusht njerëz me përbuz ni shtet të tërë”, shkroi ndër të tjera ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lexone kadale me pa çka ka ba Prokuroria te rasti i autostradës Kijev – Zahaç!

Qeveria me vendim e rritë për 12 milionë euro vlerën e shpronësimit pas krejt vlerësimeve, dhe atë veç për disa prona të caktuara! Ka ardh Ministri Murati, e ka zan këtë dallavere edhe e ka ndalu pagesën, dhe i ka dorëzu dëshmitë në Prokurori për këtë krim!

Çka ka ba Prokuroria!

Ka marrë krejt dëshmitë edhe ka thanë, meqenëse nuk qenka bë pagesa, s’qenka bë dëmi dhe rrjedhimisht s’ka vepër penale!

A di qysh i bje kjo, si me hi hajnat me vjedh në bankë po mos me mujt me marrë asni pare, edhe m’i zanë me ‘pelë për dore’ policia, edhe me ardh Prokuroria me thanë, “s’paskan marrë sen, s’ka vepër penale” edhe m’i lëshu n’shpi!

Pra këta se kanë synim luftimin ndaj krimit, por luftën ndaj Qeverisë, veç se besoj që kanë me arritë najherë, sepse ky popull nuk lejon që ni grusht njerëz me përbuz ni shtet të tërë!

  • Postime të ngjashme

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes,…

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Tyson Fury zotohet të jetë “më i fokusuar” gjatë ndeshjes së tij të unifikuar të kampionatit të peshave të rënda me Oleksandr Usyk më 21 dhjetor në Riad, Arabi Saudite.…

    Mos i humbisni

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    • October 24, 2024
    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    • October 24, 2024
    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    • October 24, 2024
    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    • October 24, 2024
    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother