Bislimi e Petkoviq në selinë e NATO-s, për urën e Ibrit

Kryenegociatori i palës kosovare, Besnik Bislimi dhe kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviç, pas përfundimit të takimeve të ndara me të deleguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, janë nisur drejtë selisë së NATO-s në Bruksel për të diskutuar ndër të tjera për çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve.

Pas takimeve të ndara, meqë ai trelateral dështoi të dy delegacionet kanë konfirmuar se në selinë e NATO-s do të diskutohet çështja e hapjes së urës.

Për takimin me përfaqësuesit e NATO-s në mënyrë eksplicite, të martën, në një prononcim për media u deklarua, Petkoviq, duke konfirmuar se në selinë e NATO-s do të diskutohet për çështjen e urës.

“Do të flasim për temën e urës, por nga prizmi i sigurisë, sidomos për të vënë në dukje, në një prezantim të veçantë, të gjitha rreziqet që ekzistojnë nëse Kurti fillon ta hapë urën në mënyrë të njëanshme. Kjo është e pamundur, sepse NATO është e pranishme në atë urë dhe prandaj është e rëndësishme të bisedohet me ta”, tha Petkoviq në një prononcim për media.

Ai paraprakisht tha se gjatë takimit me Lajçak-un ka insistuar në demarkimin e kufijve kadastral “si parakusht” për hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve.

Ai ka njoftuar se ka insistuar në demarkimin e zonës në Suhadoll në Mitrovicë të Veriut.

“Ne kërkojmë respektimin e marrëveshjes, ku insistojmë në demarkimin e zonës së Suhodollit si parakusht për hapjen e urës”, ka thënë Petkoviç, transmeton mediumi serb me seli në Kosovë, “Kossev”.

  • Postime të ngjashme

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zotuar të martën se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re parandaluese bërthamore e Rusisë, duke thënë se…

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Policia ka realizuar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake. Policia në njoftimin e bërë për media ka bërë të ditur se aksioni është…

    Mos i humbisni

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    • November 19, 2024
    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    • November 19, 2024
    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    • November 19, 2024
    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    • November 17, 2024
    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    • November 17, 2024
    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

    • November 17, 2024
    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër