Daçiq i pakënaqur me tërheqjen e Policisë së Kosovës: Kurti po tallet me ndërkombëtarët, s’i pranojmë hilet

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq tha se tërheqja e 25 për qind e policisë speciale të Kosovës nga dhe rreth objekteve komunale në veri të vendit “duket si tallje”, duke konsideruar se këto forca nuk duhet as të vendosen në veri, “pa leje të KFOR-it dhe serbëve”.

“Albin Kurti nuk ka të drejtë, është në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare, e dërgoi policinë në veri pa lejen e KFOR-it dhe pëlqimin e komunave serbe, nuk kishte të drejtë dhe tani duhet të jemi të kënaqur që do t’i tërheqë 25 për qind? Edhe bashkësia ndërkombëtare është e lumtur që depërshkallëzimi ka filluar. Mos u tallni me ne”, tha Daçiq për Tanjug.

Kjo, thotë ai, është “tallje me gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, dhe sipas tij tregon se “ata nuk kanë qëllim serioz për të ndikuar në Kurtin”.
“Duhet t’ua japim një meritë të madhe serbëve në Kosovë, të cilët e durojnë me stoizëm terrorin që u bëhet, në kushtet kur nuk kemi ushtri dhe polici atje. Rezistenca paqësore e popullit të paarmatosur më së shumti i lëndon ata si dhe unitetin e popullit serb”, tha Daçiq.

‘Që lufta jonë të vazhdojë, që të gjitha hapat e mëtutjeshëm të koordinohen me presidentin Vuçiq. Ne vazhdojmë politikën tonë, nuk e njohim të ashtuquajturën Kosovë, jemi për paqe, por nuk i pranojmë hilet”, tha Daçiq.

  • Postime të ngjashme

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK. Ngjela në RTSH tha se…

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Rrezarti ka paralajmëruar se do ta lë shtëpinë e Big Brother. Deri këtu erdhi pas debateve me Gresën. Ai ka kërkuar të hyjë në dhomën e rrëfimeve sepse siç tha…

    Mos i humbisni

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    • October 24, 2024
    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    • October 24, 2024
    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    • October 24, 2024
    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

    • October 24, 2024
    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel