Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA), William Burns, ka mbërritur në Sarajevë për një vizitë të paparalajmëruar.
Index.ba publikoi fotografi të Burns duke hyrë në Presidencën e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Sipas mediumit boshnjak, ai po zhvillon disa takime, përfshirë një takim me drejtorin e Agjencisë boshnjake të Inteligjencës dhe Sigurisë, Almir Xhuvo.
Burns, si zëvendëssekretar i shtetit të SHBA-së, e kishte vizituar Bosnjën në vitin 2012 kur shprehte mbështetjen dhe përkushtimin amerikan për përparimin e Bosnjë-Hercegovinës në rrugën e saj euroatlantike.
Burns u emërua drejtor i CIA në vitin 2021.
/GazetaSinjali