Deputetja e LDK-së: I kërkoj falje publike komunitetit rom, jo deputetit Rrustemi dhe VV-së

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku e ftuar në FRONTAL të T7, ka thënë se iu kërkon falje publike nëse janë ndjerë të ofenduar nga gjuha që ka përdorur në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se gjuha që ka përdorur ka qenë në afekt, derisa ka shtuar se nuk i kërkon falje deputetit Adnan Rrustemi dhe as deputetëve të Vetëvendosjes.

“Besoj e keni ndjek nga afër, dje në Kuvend, nuk është vetëm për dje. Kur unë e marr fjalën dhe kritikoj qeverinë, ata reagojnë me zhurmë të qeshura dhe ofendime. Dhe në këtë rast edhe ne jemi njerëz dhe reagojmë ndoshta edhe kur nuk duhet.

“E lexova në media që kishin reaguar shumë, në këtë rast s’ka qenë fjala tek komuniteti rom por ka qenë fjala mes meje me deputetin që s’dua as t’ia përmendi emrin. Nëse dikush jashtë parlamentit të Republikës së Kosovës nga komuniteti rom është ndjerë i ofenduar, iu kërkoj falje publike atyre dhe opinionit publike, sepse s’ka të bëjë me komunitetin rom apo egjiptas, por ka të bëjë me deputetin në fjalë. Ajo fjalë ka qenë në afekt, dhe ju kërkoj falje komunitetit rom, por asnjëherë deputeti në fjalë dhe deputetëve të Vetëvendosjes”, ka thënë ajo në FRONTAL të T7.

  • Postime të ngjashme

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Feronit Shabani i njohur për publikun si Fero, duket se nuk i ka lënë të gjitha shprehitë e kohës kur ishte reper. Para banorëve të Big Brother VIP Kosova, ai…

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Fero ka thënë se nuk do të donte që gruaja e tij te ishte figurë publike. Kjo ishte ndër pyetjet që ishte nga banorët në konferencë brenda shtëpisë. “Pjesë të…

    Mos i humbisni

    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    • October 23, 2024
    Fero shpërthen në Big Brother: Gang Gang!

    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    • October 23, 2024
    Fero: Gruaja nuk do doja të ishte figurë publike, jam xheloz

    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    • October 23, 2024
    Përplasje e ashpër mes Gani Gecit dhe Nait Hasanit për dëshmitarët e Speciales në Hagë

    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    • October 23, 2024
    Publikohen pamjet nga momenti kur ndodhi sulmi brenda selisë së aviacionit në Ankara

    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    • October 23, 2024
    Kolaj i IKD-së thotë se Prokuroria mund të jetë e kapur nga elemente politike

    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)

    • October 23, 2024
    Momenti kur Ilir Meta transferohet drejt burgut (VIDEO)