Partneriteti ynë me Kinën nuk synon vende të treta, megjithatë, dy fuqitë mund të bashkojnë fuqinë e tyre nëse përballen me një kërcënim nga ana e Shteteve të Bashkuara:
Nga Moska, zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova ngjalli shqetësim me deklaratën e fundit. Dua t`jua kujtoj, tha ajo, se në një rast të tillë, Moska dhe Pekini do të përgjigjen me një kundërveprim të dyfishtë.
“Federata Ruse mund të kombinojë potencialin e saj me atë të Kinës, nëse do të përballet me agresionin e armikut. Dy partnerët e pakufijshëm do t’i përgjigjen së bashku përpjekjeve të parandalimit të SHBA dhe kërcënimeve të reja raketore që shfaqen në zonën e Azi-Paqësorit.”
Ad 37
Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai kinez Xi Jinping ranë dakord në muajin maj për të thelluar atë që ata e cilësuan si “partneritetin e tyre global dhe bashkëpunimin strategjik” për një epokë të re. “Ky i yni është një pozicion mbrojtës, kjo nuk është një nismë për të shenjestruar shtete të tjera”, siguroi Zakharova.
“ Por nëse kundër nesh zbatohet një politikë agresive sulmi, pse të mos kombinojmë potencialin tonë dhe të japim përgjigjen e duhur? ”, shtoi zëdhënësja. Sakaq, Pekini njoftoi se ministri i jashtëm kinez Wang Yi do të vizitojë Rusinë këtë javë për një takim mbi sigurinë e ekonomive në zhvillim të Bric.
Ministria Kineze e Mbrojtjes nga ana tjetër ka paralajmëruar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë, për të cilën thuhet se do të dërgojë forcat detare dhe ajrore për të marrë pjesë në manovrat e organizuara pranë Detit të Japonisë dhe atij të Okhotsk.