Drejtësia e re po godet vetëm majtas? Minxhozi: SPAK të marrë në dorë çështje që kanë kushtuar jetë njerëzore

Analisti Skënder Minxhozi, në një intervistë për “News Line” në ABC News komentoi gjithashtu edhe punën që po bën SPAK. I pyetur nga gazetarja Viol Xhafaj nëse drejtësia e re po godet vetëm majtas, analisti theksoi se SPAK duhet të merret së pari me çështje të mëdha që kanë kushtuar jetë njerëzore.

“Po anon vetëm majtas. E vërtetë është që do të duhet të anonte kryesisht majtas sepse është pushteti dhe ka një pushtet që konsumohet si i tillë prej 10 vitesh. Drejtësia do të duhet të anonte jo vetëm për komoditet dhe apriori drejt palës që mban në dorë frenat e pushtetit por do të duhet të anonte drejt palës që ka shkelur më thellë dhe më rëndë ligjin.

Një njeri që akuzohet për vjedhje nuk do ta gjykoja para një njeriu që akuzohet për vrasje. Mendoj se ka ardhur koha që SPAK të vërë dorë jo për ekuivalencë, por për të qenë objektiv, i drejtë dhe i vërtetë, dhe të marrë dorë ngjarje që presin prej vitesh dhe që kanë kushtuar jetë njerëzore. Ngjarje të rënda nuk duhen harruar.

Nëse jemi në epokën e një drejtësie të re, duhet të gëzojmë frytet e një drejtësie të re dhe jo të konsumojmë të njëjtat akuza dhe pritshmëri prej shumë vitesh ndërkohë që nuk ndodh asgjë. SPAK është i mirëpritur që të vazhdojë të gjithë luftën që ka nisur kundër fenomenit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë duke sjellë prova, duke çuar dosje dhe formuluar akuza konkrete ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin, të majtë dhe të djathtë. Ka ardhur koha që SPAK të godasë pa parë në sy askënd dhe pa lexuar emrin në pasaportë.”, përfundoi analisti./abcnews.al

  • Postime të ngjashme

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se kreu i PL-së, Ilir Meta, kishte kërkuar strehim politik në Hungari, para se të arrestohej me kërkesë të SPAK. Ngjela në RTSH tha se…

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Rrezarti ka paralajmëruar se do ta lë shtëpinë e Big Brother. Deri këtu erdhi pas debateve me Gresën. Ai ka kërkuar të hyjë në dhomën e rrëfimeve sepse siç tha…

    Mos i humbisni

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    • October 24, 2024
    Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    • October 24, 2024
    Ultrasit e Fenerbahçes sulmojnë tifozët e Man United përpara ndeshjes në Ligën e Evropës

    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    • October 24, 2024
    ​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel

    • October 24, 2024
    Petkoviq flet pas takimit me Bislimin në Bruksel