“Duan ta ndajnë Kosovën”, analisti zbërthen planin BE-Serbi – paralajmëron këtë gjë!

Pas gjendjes në veri dhe deklarimeve për tërheqje dhe shtensionim të situatës, për Kosovën kanë pasur edhe masat ekonomike nga BE, të mbështetura edhe nga SHBA.

Kështu kishte deklarua një zëdhënës i Bashkimit Evropian për REL-in.

“Kosova, për keqardhje, akoma nuk i ka bërë hapat e domosdoshëm. Prandaj BE-ja, siç kishte paralajmëruar në deklaratën e tij në emër të shteteve anëtare më 3 qershor përfaqësuesi i Lartë [Josep Borrell], ka marrë vendim për implementimin e disa masave”, thuhet në këtë përgjigje.

Analisti Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se të gjitha masat ekononike që ia vënë Kosovës janë godtije nën brez.
Gati në mënyrë unanime bota perëndimore, ka vendosur të marr masa ekonomike dhe politike ndaj Kosovës! Këto janë pa dyshim rënie nën brez të një shteti i cili po dënohet për mos ndëgjueshmeri. Kjo është e quditshme për këtë shekull. Një shteti mund t’i vihen embargo ekonomike për gjëra krejt të tjera, por jo edhe për mos ndegjueshmeri të kryeminitrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili po mbron ligjshmërine dhe kushtetushmërinë vendit të vet.
Ky po bashkëpunon me bashkësinë ndërkombëtare në mënyrë të drejtë e parimore, duke mos shkel asnjë rregull të marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe duke mos e cenuar asnjë shtet përreth, dhe as Serbinë, e cila u ka shumë borgj shqiptarëve. Po bëhet një luftë hibride kundër Kosovës, tash jo vetëm nga Serbia por edhe nga BE-ja. Po përkrahet një shtet me hipotekë të gjenocidit, po përkrahet në regjim kriminal dhe luftënxitës në rajon i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuqiq”, thotë ai.

Tutje, Mulliqi deklaron se, Serbia dhe inovazioni i saj po përkrahet nga BE-ja kundër Kosovës, duke shtuar se ajo është duke u shpërblyer për planet e saj pushtuese ndaj territprit të Kosovës.

“Gati në mënyrë të hapur po përkrahet një invazion politik dhe ushtarak serb në veri të Kosovës, për të legjitimuar ndarjen mbi baza etnike, që nuk ka qenë përcaktim i deritashëm i faktorit ndërkombëtar. Në vend që të ndalet fashizmi i hapur serbomadh kundër shqiptarëve, Serbia po shpërblehet, për planet e saja pushtuese ndaj territorit të Kosovës. Sikur po dëshirohet konflikt në rajon.

Kosova është vu në mes hudhres dhe çekanit. Kjo si është duke vepruar Evropa, nuk është angazhim për paqe në Ballkan. Kjo është sjellje irracionale. Vuqiqi me mos zbatimin e marrëveshjeve të Brukseli dhe të Ohrit, ka treguar se nuk është e interesuar për dialog. Dhe, e kam thënë edhe më herët, se e kanë humbur kuptimin bisedimet me Serbinë. Vuqiqi po kërkon luftë me çdo kusht”, shprehet ai.

Në fund, nënvizon se me këto sjellje, ndërkombëtarët si duket po e duan Kosovën të dorëzuar, që të gjejnë zbatim për planin e ndarjes.

“Kosova duhet të krijon mekanizma mbrojtës në situatën e krijujar me fajin e strukturave kriminale serbe në veri, të cilat po përmbahen haptazi në veprimet e tyre subversive ndaj Kosovës, nga BE-ja, e cila po paraqitet dyfytyrëshe. Kosova po dëshirohet të dobësohet deri në dorëzim, që të gjejnë zbatim planet për ndarjen e veriut të Mitrovicës, me pasuri të madhe nëntokësore dhe në këtë plan makabër është edhe Liqeni i Ujmanit. Këtë të keqe të madhe për Kosovën e ka planifikuar magnati majtist Gjorgj Soros, i cili plan po gjen përkrahje nga BE-ja, dhe nga zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Kosova pa këtë pjesë të vendit është egjsmë, është gati krejtë e pavlefshme…”, përfundon analisti.

  • Postime të ngjashme

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Turqia ka goditur caqet e dyshuara të militantëve kurdë në Siri dhe Irak për të dytën ditë me radhë, pas sulmit të 23 tetorit në një kompani turke të mbrojtjes,…

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Tyson Fury zotohet të jetë “më i fokusuar” gjatë ndeshjes së tij të unifikuar të kampionatit të peshave të rënda me Oleksandr Usyk më 21 dhjetor në Riad, Arabi Saudite.…

    Mos i humbisni

    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    • October 24, 2024
    Turqia tregohet e pa mëshirmshme me Kurdet! Rrafshon lokacinet e tyre në Siri e Irak

    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    • October 24, 2024
    Tyson Fury bën një zotim para revanshit kundër Usyk

    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    • October 24, 2024
    Përplasje mes Gjeloshajt dhe partive proruse në Mal të Zi

    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    • October 24, 2024
    Nis puna për ndërtesën më të madhe në botë, bëhët në Arabi Saudite (Video)

    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    • October 24, 2024
    “Meta ka kërkuar strehim politik në Hungari”, raporton RTSH-ja!

    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother

    • October 24, 2024
    Rrezi bën gati valixhen, thotë se do të dalë nga shtëpia e Big Brother