Seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve Driton e Korab Lulaj, që sulmuan kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri, ka përfunduar.
Prokurorja Arlinda Gacaferi, ka dhënë detaje në lidhje me rastin, shkruan IndeksOnline.
‘’Prokuroria Themelore në Pejë, ne afatin e paraparë ligjor ka paraqit kërkesën për masën e paraburgimit ndaj dy të dyshuarve. Kërkesa është bazuar në 3 baza të cilat janë të parapara në kodin e procedurës penale. Të dyshuarit akuzohen për dy vepra penale.’’ Tha jo për kamerën e IndeksOnline.
Më poshtë video: