Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock është zotuar të martën se vendi i saj nuk do të frikësohet nga politika e re parandaluese bërthamore e Rusisë, duke thënë se Berlini e bëri këtë gabim në të kaluarën, por se nuk do ta përsërisë.

Baerbock ka thënë në një konferencë për media në Poloni se Berlini tani do t’ua vërë veshin paralajmërimeve të partnerëve që kufizojnë Ukrainën.

Ajo ka marrë pjesë në një takim të ministrave të Jashtëm të Polonisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë.

“Putini po luan me frikën tonë. Ai nuk filloi ta bënte këtë vetëm 1,000 ditë më parë. Ai filloi në vitin 2014. Dhe Gjermania në veçanti bëri gabimin e asaj kohe, veçanërisht politikisht, duke lejuar veten të frikësohej nga kjo, dhe mbi të gjitha, duke mos dëgjuar partnerët e saj, veçanërisht partnerët tanë të Evropës Lindore, të cilët e bënë të qartë në kohë: Nuk duhet të mbështetemi në premtimet e Kremlinit. Ne duhet të investojmë në sigurinë dhe mbrojtjen tonë”, ka deklaruar Baerbock.

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të martën një doktrinë bërthamore duke deklaruar se një sulm konvencional ndaj Rusisë nga çdo komb që mbështetet nga një fuqi bërthamore do të konsiderohet një sulm i përbashkët ndaj vendit të tij.

Kjo vjen pas vendimit të presidentit të SHBA-së, Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë objektivat brenda Rusisë me raketa me rreze më të gjatë të furnizuar nga SHBA-ja.

Ministrat e Jashtëm po diskutojnë për rritjen e mbështetjes ushtarake të Evropës për Ukrainën, si dhe lidhjet me Shtetet e Bashkuara nën presidencën e Donald Trumpit.

Trumpi thotë se pret që Evropa të bëjë një përpjekje më të madhe për mbrojtjen e saj përballë luftës së Rusisë me Ukrainën.

  • Postime të ngjashme

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Policia ka realizuar sot një aksion në Zveçan, ku ka sekuestruar armë, municion e veshje ushtarake. Policia në njoftimin e bërë për media ka bërë të ditur se aksioni është…

    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    Forcat ukrainase kanë goditur arsenalin në qendrën logjistike ruse në Karachev të rajoni rus Bryansk, kanë njoftuar nga shtabi i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase. Ky lajm vjen në kohën kur…

    Mos i humbisni

    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    • November 19, 2024
    Gjermania zotohet të mos frikësohet më nga Rusia

    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    • November 19, 2024
    Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake – Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan

    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    • November 19, 2024
    Shpërthime në Rusi, ukrainasit thonë shënjestrojnë arsenalin e ushtrisë së Putinit

    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    • November 17, 2024
    Muhamed Sejdini jep dorëheqje nga pozita e tij si president i FFM-së

    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    • November 17, 2024
    Ramiz Brahimaj triumfon në UFC, bën një dedikim emocionues për babagjyshin

    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër

    • November 17, 2024
    I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër